6.5.14

Një haker me prejardhje nga Maroku, emir i të cilit nuk është bërë I njohur,  ka thyer kontot e shumë zviceranëve dhe me paratë e fituara në këtë mënyrë, ka bërë për reth katër vite një jetë përrallore në hotelet luksoze të Tajlandës së bashku me të fejuarëne tij.
16 milionë franga logaritet të ketë qenë shuma e përgjithshme e parave që i ka përvetësuar marokeni i arrestuar së fundi në Bangkok me fletarrestim ndërkombëtar të ngritur për të nga autoritetet zvicerane.
Sipas hetuesve, që ai të arrestohej, e ka "marrë në qafë"  harresa. Marokeni është arrestuar pasi ishte kthyer në hotel për të marrë dokumentet e harruara.

Sipas Prokurorisë Federale të Zvicrës, personi i përmendur akuzohet se ka nxjerrë në mënyrë të palejueshme përmes internetit të dhënat nga kartat e kredisë, shkruan ‘nzz.ch’. Ai po ashtu ngarkohet se ka udhëhequr një shërbim të ndaluar të informatave ekonomike, bën të ditur Prokuroria Federale e Zvicrës./Thanaonline.

0 comments:

Post a Comment