7.5.14

Pavarësisht mohimeve rreth interesimit të drejtpërdrejtë, Marco Reus vazhdon të jetë në qendër të spekulimeve para hapjes së afatit kalimtar të verës.


Sipas të përditshmes gjermane “bild”, mesfushori ofanziv i Borussia Dortmund-it, është në shenjestër të Manchester United-it. Merret vesh se gjiganti nga “Old Trafford” është i gatshëm të ofrojë 40 milionë euro për transferimin e tij pas përfundimit të këtij sezoni. Oferta, ndonëse e majme, ende nuk është konkrete dhe nuk është paraqitur në klubin gjerman.Mirëpo, pas emërimit të menaxherit të ri, që besohet se do të jetë Louis van Gaal, United do të zyrtarizojë ofertën për Reusin që mund të jetë përforcimi i parë i konsiderueshëm i gjigantit anglez, për sezonin e ri.

0 comments:

Post a Comment