17.4.14

Aktori shqiptar, Nik Xhelilaj, tanimë është figurë eminente e kinematografisë ndërkombëtare, madje edhe përtej atlantikut.
Ai është vlerësuar me cmimin ‘Aktori më i mirë’ në ceremonialin e festivalit “Ëorld Fest – Houston Internacional Film Festival”. Vlerësimi i është bërë për rolin e tij në filmin “Seven Lucky Good”, duke rrëmbyer këtë cmim, ndërsa filmi ku ai është protagonist ka marrë cmimin “special të jurisë”.
Festivali në fjalë është tradicional dhe mbahet cdo vit gjatë muajit prill, ndërsa filmi “Seven Lucky Good” është produkt  i regjisorit britanik me origjinë nga Pakistani, Jamil Dehlavi.
Sikurse për Nik Xhelilaj, poashtu edhe për vet filmin, kjo nuk ishte hera e parë që merr një vlerësim të tillë në një festival të rëndësishëm ndërkombëtar. Ky projekt kinematografik është prezantuar nëpër festivale të ndryshme ndërkombëtare dhe ka fituar disa herë, përfshirë edhe “Tirana Internacional Film festival”, vjeshën e kaluar, ku është vlerësuar me cmimin kryesorë, si  “filmi më i mirë” i festivalit. 
Ndonëse një aktor i dëshmuar tanimë në skenën ndërkombëtare, përfshirë edhe jehonën e talentit të tij në seriale turke, Xhelilaj debutimin e tij e ka bërë në filmin e regjisorit Pirro Milkani  “Trishtimi i Zonjës Shnajder” (2005), duke filluar kështu karrierën ndërkombëtare me shumë sukeses e aspirate, marrë parasysh kualitette dhe moshën e tij.

Ky cmim nuk është i pari i tij. Ai ka spikatur më invencionin kreativ, duke dëshmuar afinitete të vecanta dhe duke u cilësuar si një aktor që premton, ndërkohë që është fitues i mjaft çmimeve në festivale të ndryshme ndërkombëtare të filmit.Xh.V.

0 comments:

Post a Comment