17.4.14

Adnan Januzaj, djaloshi që ka përfituar natyrshëm simpatinë e cdo tifozi, gjithandej rruzullit!
(VIDEO XHIRIME – Pjesë nga mrekullitë e tij)

Nëntëmbëdhjetë ndeshje të zhvilluara gjatë këtij edicioni me fanelën e Manchester United. Dy aktivizime në Champions League, herën e fundit në humbjen e skuadrës tij nga Bayern Munich në kuadër të cerekfinales Champions League.

Katër gola të shënuar, ndonëse mesfushor dhe jo sulmues tipik, shumë asistime dhe pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në aksionet e skuadrës  duke ndikuar në rezultat, formë konstante pa batica e zbatica, kontrollë të jashtëzakonshëm të topit të paparë për një futbollistë të moshës tij, serioz dhe i përqëndruar në lojë, aktiv gjatë gjithë kohës kur i besohet të jetë pjesë e skuadrës në fushë, një pamje djaloshare e ciltër dhe e ndruajtur që pasqyron një butësi e dëlirësi nga brenda, i pasprovuar para kamerave në relacion me opinionin public por i vetëdijshëm për pritjet e tifozërisë nga ai, i shooqërueshëm dhe bashkëpunues me bashkëpunëtorë e bashkëlojtarë (vlerësime nga analistë e njohës të futbollit), i pranuar natyrshëm në mesin e futbollistëve të skuadrës me renome  europiane e botërore, Manchester United. Ky është nëntëmbëdhjetë vjeqari me origjinë nga Kosova që ka fituar natyrshëm simpatinë e miliona aderuesve të futbollit në të katër anët e globit. Ky është djaloshi nga Istogu, futboillisti për të cilin flitet e përflitet, shkruhet e përshkruhet në superlativ, madje kudo, mdje kurdo, madje nga kushdo.

Për më shumë flet vet kjo përmledhje pamjesh nga ndeshje të ndryshme në një video të vetme.Xh. V.

0 comments:

Post a Comment