17.4.14

Ndonëse pa shumë bujë e zhurmë mediale, mbrëmë është bërë hapja e edicionit VI-të të festivalit tanimë tradicional ndërkombëtar të monodramës,   “MonoAKT”. Pas ceremonialit zyrtar të hapjes, është dhënë shfaqja “Ku … Cka?”, (MonoAKT+) sa për të hap perden e edicionit sivjemë të festivalit, ndonëse nuk është pjesë e konkurrencës zyrtare.

Sipas njoftimeve nga organizatorit, teatri “Istref Begolli” në Pejë për gjashtë ditë me radhë, nga sot deri më 22 prill, do të jetë nikoqir I dymbëdhjetë shfaqjeve nga vende të ndryshme.
Në fakt, që sot do të prezantohet shfaqja nga Gjermania, “Odisea” për të vazhduar nesër rrjedhën e festivalit me shfaqjen mysafire “Edit Piaf’ nga Mongolia e largët. Gjatë ditës së katërt do të prezantohen dy shfaqje nga Kosova, “Shtëpi Kukulle” dhe “Monostrip”, që të dyja prodhim i TKK-së, (skena e vogël), për të vazhduar më pas me programin e mbrëmjes, me  shfaqjen premierë “Amok”, poashtu prodhim i Teatrit Kombëtar të Kosovës. 
Dita e pestë e festivalit është rezervuar për dy shfaqje mysafire, të clat vijnë nga Sllovaki - Slloveni “Sllovenja në katrorë” (prodhim i përbashkët) dhe ajo nga Polonia, “Thjesht Shillak”.
Një ditë më pastaj, gjëgjësisht në ditën e parafundit do të prezantohen dy shfaqje tjera: ajo nga Rusia “Ëndrra e Natashes” dhe shfaqja nga Mali i zi, “Mbreti i mashtrimeve”, kurse e marta e 22 prillit është rezervuar për shfaqjen nga Rumania, “Dita e njejt e jetës sime”, e cila njëherit shënon edhe përmbylljen e programit të këtij edicioni të “MonoAKT”, me c’rast do të bëhet edhe shpallja zyrtare e fituesëve të festivalit.Xh.V.


0 comments:

Post a Comment