27.3.14

Sipas shkrimeve të gazetës angleze “Metro”, Manchester UTD kërkon zëvendësim adekuat për serbin Nemanja Vidic, i cili pas këtij edicioni do të “braktis” qytetin e Manchesterit.
Si zëvendësim ideal të tij, strategu David Moyes e sheh pikërisht anëtarin e Sauthamptonit, Dejan Lovren.




Të vetëdijshëm se janë para sprovave të vështira në Premier League, e poashtu me gjasa minimale. për të mos thënë me gjasa hic fare, që të fitojnë Champions League që do t’u sigurojnte pjesëmarrje të drejtpërdrejtë edicionin e ardhshëm në garat më prestigjioze europiane, gjithashtu koshientë se futbollistët e rangut botërorë më parë do të zgjidhnin një skuadër me më pak reputacion por që do të fintonte një ‘biletë’ për Ligën e Kampionëve, shefat e “Djajëve të kuq”, që tani janë orientur drejt futbollistëve cilësorë që i kanë shënjestruar për afatin kalimtar veror. Njëri nga ta është futbollisti Dejan Lovren.

Mediat kroate poashtu kanë shkruajtur në superlativ për futbollistin e tyre duke I vëne theks të vecantë faktit që Moyes tanimë është i vendosur për këtë transfer për cka thuhet të ketë njoftuar menagjmentin e skuadrës që t’i përgatis 17 milionë euro kesh për kartonin e reprezentuesit kroat Deajan Lovren. Xh.V.

0 comments:

Post a Comment