27.3.14

Kam falur gabime të pafalshme, Kam provuar te zëvendesoj persona te pazëvendsueshëm! dhe kam harruar persona te paharrueshem


Kam vepruar sipas momentit, jam zhgenjyer nga persona qe nuk e mendoja kurre se mund te zhgenjehesha, por dhe une kam zhgenjyer.

Kam mbajtur dikë mes krahëve të mi për ta mbrojtur, jam bërë mik perjetë.
Kam qeshur kur nuk ka qenë e nevojshme;
kam dashuruar, më kanë dashuruar, por edhe më kanë refuzuar.
Më kanë dashuruar dhe nuk kam ditur si t’ua kthej dashurinë.
Kam bërtitur dhe jam hedhur përpjete për kaq shumë gëzime, për kaq shumë,,,
Kam përjetuar dashurinë dhe kam bërë premtime të përjetshme, por më është thyer zemra kaq e kaq here!
Kam qarë duke dëgjuar muzikë e duke parë disa fotografi të mbushura me kujtime.
Kam telefonuar thjesht për të dëgjuar një zë. 
Jam dashuruar përsëri me një buzëqeshje.
Kam besuar përsëri me nostalgji dhe...
kam pasur frikë të humbas një person shumë të vecante, (te cilin kam perfunduar duke e humbur)... por kam mbijetuar!
Dhe “jetoj” akoma! Dhe jeta , nuk me lodhë! Dhe ti... nuk duhet të lodhesh nga jeta.
JETO! Eshtë mrekulli të perpiqesh me bindje, të përqafosh jetën dhe ta jetosh me pasion.
Te humbesh me class dhe të fitosh me guxim. Sepse bota i perket atij qe (s’)guxon!


[Charlie Chaplin]

https://www.youtube.com/watch?v=R8duRsxI0s4https://www.youtube.com/watch?v=R8duRsxI0s4

0 comments:

Post a Comment