10.3.14

Sulmuesi i PSG-së nga Suedia i kërkon drejtuesve të rrjetit social në internet, t’i mundësojnë më shumë karaktere për të shprehur atë që dëshiron në profilin e tij zyrtar. 

Zlatan Ibrahimoviç bën atë që nuk e bën askush! Futbollisti i PSG-së dhe kombëtares së Suedisë i ka kërkuar drejtuesve të rrjetit social në internet, Twitter t’i mundësojnë më shumë hapësirë në shprehjen e qëndrimeve të tij nëpërmjet profilit zyrtar. Sipas rregullave të këtij rrjeti social, secili mund të shpreh qëndrimin e tij me gjithsej 140 karaktere në një paraqitje. Duket se kaq nuk i mjaftojnë dhe ai tani kërkon të ketë më shumë hapësirë, pasi që ndjen veten të kufizuar në shprehje të mendimeve me vetëm 140 karaktere.















0 comments:

Post a Comment