10.3.14

Dhjetë javë para fundit të kampionatit gjerman, kroati Mario Mangjukic kryeson listën e realizatorëve në Bundesligën gjermane. Ai ka ‘pushtuar’ majën e listës me dy golat e shënuar ndaj Wolsburgut, skuadër nga e cila ishte transferuar para dy vitesh te Bayern Munich. Reprezentuesi kroat ka shënuar 16 gola nga 22 ndeshje gjatë këtij sezoni, ndërkohë që ka luajtur gjithsej 1522 minuta lojë aktive, që do të thotë se ka shënuar cdo 95 minuta. Përveç 16 golave, ai ka realizuar edhe gjashtë asistime.
Futbollisti i Borusia Dortmund, Robert Lewandowski ka shënuar një gol më pak, mirëpo polaku i cili  nga viti ardhshëm do të jetë konkurrenti numër një i qendërsulmuesit aktual të Bayernit, ka pasur shumë më shumë paraqitje dhe minutazh aktive në lojë gjatë këtij sezoni. Ai ka luajtur në 23 ndeshje me gjithsej 1969 minuta ndërkohë që ka shënuar cdo 131 minuta nga një gol. Pos kësaj, Lewandowski ka shënuar katër herë nga pika e bardhë për dallim nga kroati që nuk ka shënuar asnjëherë ngë dënimi më i rëndë. 
 Në listën e realizatorëve më të spikatur në Bundesligë është edhe lojtari i Herta Berlin, Adrian Ramos, me 15 gola të shënuar, dy nga të cilët i ka realizuar nga pika e bardhë. Ai ka qenë pjesë e formacionit bazë në 24 ndeshje me gjithsejt 2113 minuta lojë aktive.


Lista: Top 10 golëshënuesit e Bundesliges

1.    Mario Mangjukic,                                  Bayern                                     10 gola
2.    Adrian Ramos                                      Herta Berlin                              15
3.    Robert leëandovsky                             Borusia D.                                15
4.    Pierre-Emerick Aubameyang                Borusia D.                                13
5.    Rafael Araujo                                       Borusia Monchengladbach       12
6.    Tomas Muler                                        Bayern Munih                           12
7.    Roberto Firmino                                   TSG Hoffeinheim                      12
8.    Pierre M. Lasogga                               Hamburg SV                              11
9.    Josip Drmic                                          Nurnberg                                   11

10.  Arjen Roben                                        Bayern Munich                         10

Video: http://www.youtube.com/watch?v=8ttJKtmymh4

0 comments:

Post a Comment