10.3.14

Një emision që "shkel" çdo rregull të asaj që duhet të transmetohet në televizion por që sjellë përfitime astronomike mediale në "Prime Time":


Subjekti: Dy konkurrentë të braktisur në të njëjtin ishull, plotësisht siç kanë lindur, për të zbuluar nëse janë bërë për njëri-tjetrin. Ky është "Reality-Show" më i ri që ka nisur në Holandë dhe që quhet "Adami kërkon Evën".  Një emision që “shkel” çdo rregull të asaj që duhet të transmetohet në televizion në "Prime Time".

Protagonistë janë dy të rinjë, femër-mashkull, që zbarkojnë të ndjekur nga telekamerat në shkretëtirën e “Moho Mogo-s”, një zonë e Panamasë, ku duhet të arrijnë të mbijetojnë me atë që u ofron natyra dhe të njihen "siç i ka bërë nëna", për të kuptuar nëse njëri është shpirti binjak i tjetrit.

Prezantuese e asaj që ndodhë është biondia, Nicolette Kluijver, e cila ndonëse në të kaluarën ka pozuar nudo, ka pranuar gjatë intervistave sesi e kishte shumë të vështirë që të mbajë koncentrimin në pjesën e epërme e “të mos shiqonte poshtë” ko-protagonistët, të cilët, sipas skenarit, ndërroheshin pas cdo serie, për dallim nga ky “Reality Show” që realizohet vetëm me dy personazhe reale.
Në serinë e parë, ky "Reality Show" është ndjekur jashtëzakonisht shumë për ç’gjë konsiderohet nisje e mbarë për kanalin "RTL5" ku transmetohet


(… Për më shumë, kliko linkun, shih videon…)

http://www.youtube.com/watch?v=ZpE8HJgYLZE&oref=http%3A%2F%2Fwww.youtube.com%2Fwatch%3Fv%3DZpE8HJgYLZE&has_verified=1

0 comments:

Post a Comment