7.4.14

Bill Clinton ka folur për një hetim të rëndësis vecantë gjatë presidencës tij. Ai në emisionin “Jimmy Kimel Live” ku ka qenë mysafirë i shout, është përgjigjur në shumë pyetje në mesin e të cilave edhe për ekzistencën ose jo të jetës jashtëtokësore?
“Së pari unë kam dërguar njerëz për të hulumtuar të dhënat në ‘zona 51’ dhe për t’u siguruar nëse atje kishte jashtëtokësorë apo jo?”, ka thënë Clinton duke folur për të famshmen ‘zona 51’, një ndër bazat “top secret” qeveritare, e cila gjendet në Nevada dhe për dekada me radhë ka qenë në focus të thashethënave për ekzistimin e provave për alienët.
Në pyetjen tjetër nëse kishte shikuar të gjitha dokumentet sekrete që kishin të bënin me jashtëtokësosrët, Clinton është përgjigjur duke thënë “pak a shumë po”, duke shtuar më pas se gjatë mandatit të tij presidencial, që atëbotë përkonte me 50 vjetorin e ngjarjes në Roswell, ai ka thënë se ishte interesuar të zbulonte të vërtetën.

Clinton gjithashtu është pyetur për thashethënat që qarkullojnë nëse bashkëshortja e tij, Hilari Clinton, do të kandidoj për të hyrë në garë për një mandat presidencial në vitin 2016 dhe nëse do të bëhej nënpresident i saj, për c’gjë ai duke u përgjigjur në mënyrë indirekte, pak a shumë e ka kundërshtuar një gjë të tillë duke thënë shkurt, “Nuk mendoj se kjo do të ishte kushtetuese”.

0 comments:

Post a Comment