7.4.14


“Amerika thërret, Amerika të vret", thuhej dikur nga gjeneratat më të vjetra që merrnin rrugën e gjatë drejt “Tokës së bekuar” me synimin për t’u kthyer më pas në vendlindje, por mbeteshin aty përgjithmon. Tanimë në SHBA është gjenerata e dytë e tretë apo edhe më e vjetër që vështirë të ketë synimin e të parëve për t’u kthyer një ditë aty ku “balta është më e ëmbël se mjalta”. Njëra nga to është edhe modelja, Lola Luma e cila ka hyrë në botën e shoubiznesit dhe po ecën me hapa të sugurtë drejt majave.






Ajo së fundi ka pozuar përball fotografit Dorian Clive. E përmes fotove të reja bukuroshja shqiptare Lola Luma e cila si modele më shumë është e angazhuar në Neë York ka treguar se sharmi për të nuk ka fund. E bukur edhe përplot joshje, modelja që pak kohë më parë nga revista ‘Maxim’ u shpall si më e bukura e Neë Yorkut, ka ardhur edhe në disa foto të reja të cilat i ka publikuar në rrjetet sociale.


















Bukuroshja shkodrane nuk ka bërë me dije se me çfarë arsye ka pozuar së fundmi. Por, ajo ka treguar karshi fotove se po punon fort në profesionin e saj si modele. Luma, së fundmi ishte në Shqipëri. E bashkë me rikthimin në Neë York ajo ka vazhduar me paraqitjet e saj atje.


















Ndryshe, ajo çdoherë ka shfaqur një simpati të madhe për vendlindjen dhe shqiptarët, sa që ajo çdoherë është e pranishme edhe në evenimente të mëdha artistike që mbahen në vendlindjen e saj.






  

0 comments:

Post a Comment