2.4.14

“Talent Show” më spektakular në europë “The Woice” ka joshur edhe disa zëra të dëshmuar të skenës shqiptare që të s’provojnë veten në këtë spektakël. Emra të spikatur tanimë pretendojnë majat europiane me zërat e tyre si: Elhaida Dani, Marsela Cibukaj, Albulena Krasniqi, Gentiana Mërtiri, Violeta Kokollari dhe së fundmi Enrika Derza kanë shkëlqyer ndër zërat më të mirë të të rinjve në Itali, Gjermani e Zvicër.
Elhaida Dani, arriti majat e suksesit të zërave shqiptarë në “The Voice”. Me 71% të votave të italianëve, 20-vjeçarja triumfoi duke thyer paragjykimet e skeptikëve duke dëshmuar me talentin e saj se muzika nuk njeh kufinjë dhe se është një gjuhë universal që manifestohet përmes ngjyrave të vokalit dhe se mjafton të sinkronizohet me dashurinë interpretative për të depërtuar lehtë tek shikuesi.
Marsela Cibukaj, një nga zërat më të dashur të “The Voice of Albania”, ka dhuruar majftueshëm emocione nga një tjetër “Voice”, ai i Italisë. Këngëtarja e njohur u cilësua si një nga zërat më të bukur, anipse nuk ia doli të bëhet pjesë e finales.
Gentiana Mërturi, 17 vjeç, është një tjetër shqiptare që ka bërë për vete jurinë e një “Voice” përtej Shqipërisë. “E pabesueshme se sa bukur po këndon”, i është drejtuar, këngëtarja e famshme gjermane, Nena e cila ishte pjesë e jurisë në “The Voice of Germany”.
Po në të njëjtin “talentshow” ishte pjesëmarrëse edhe Albulena Krasniqi, një vajzë 21-vjeçare e cila ka pasur një rrugëtim të bukur pavarsisht se nuk ia doli të prekte finalen.
Violeta Kokollari, një tjetër shqiptare arriti të shkonte më larg se Gentiana dhe Albulena në “The Voice of Germany”. Është cilësuar si ‘diamant’ zëri i saj nga anëtarët e jurisë.
Një cilësim të tillë ka përjetuar edhe zëri i Enrika Derzës. Nuk është fjala për pjesëmarrjen e saj në “The Voice of Albania”, por në “The Voice of Switzerland”. Garimi i këngëtares shkodrane nuk ka vetëm pak ditë që ka përfunduar.
“Më ka kontaktuar një shtëpi diskografike zvicerane dhe të shohim si do të shkojë, por nuk mendoj se jam gati për një album. E kanë pëlqyer jashtë mase zërin, ngado që kam shkuar dhe habiten që unë nuk kam frekuentuar asnjë shkollë”, ka deklaruar Enrika në studion e “Pasdite në Top Channel”.

Vajza që ende nuk i ka mbushur 18 vjeç i është përulur me shumë mirënjohje spektaklit “The Voice of Albania”: “Po të mos ishte ky spektakel nuk do të merrja guximin të provohesha në Zvicër. Sot do të isha duke kënduar vetëm në shtëpinë time.”, ka thënë ajo e entusiazmuar me përvojat e saj.

0 comments:

Post a Comment