2.4.14

Federata e Futbollit të Kosovës dhe përfaqësuesja e Kosovës në futboll, janë duke bërë përgatitjet për dy takimet e ardhshme miqësore ndërkombëtare, me përfaqësuesen e Turqisë dhe Senegalit, që priten të zhvillohen në gjysmën e dytë të muajity të ardhshëm.
Duket që Federata e Futbollit dhe stafi iPërfaqësueses e kanë të qartë se ndeshjet e karakterit ndërkombëtarë nuk janë të ngjashme me organizimin e kampionatit dhe se për to lypset një seriozitet i theksuar. Kjo ka ndikuar që të mobilizohen me kohë për përgatitje sa më të mira, në harmoni të plotë me kriteret dhe rekomandimet që dalin nga statusi dhe rregullorja FIFA-s. 
Ndeshja e parë kundër Turqisë është parapa të zhvillohet më 21 maj, ndërkohë që vetëm katër ditë më pas, gjëgjësisht më 25 maj pritet të zhvillohet ndeshja tjetër kundër Senegalit, në cilësinë e nikoqirit por që akoma nuk është e qartë nëse do të zhvillohet në Prishtinë, Mitrovicë apo, sic është thënë disa herë, në Gjenevë të Zvicres.
Në vazhdën e përgatitjeve që takimi i dytë miqësorë në arenën ndërkombëtare të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Prishtinë, përfaqësuesit e FFK-së janë takuar me ata të MKRS-së dhe me kryetarin e Komunës Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Sekretari permanent i FFK-së, Eroll Salihu për “Radio Evropa e lirë” ka thënë se janë shqyrtuar mundësitë e përgatitjes stadiumit të Prishtinës që të jetë i gatshëm për datën 21 maj.
 “I ka hije çdo shteti që të luajë ndeshjet në kryeqytet dhe dihet se çfarë efekti do të ketë edhe për kryeqytetin. Plus, infrastruktura përcjellëse, parkingjet dhe të tjerat janë të favorshme. Mund të them lirisht se pjesa më e ndritshme ishte ajo që takimi ka qenë i hapur", ka deklaruar Salihu. Ai poashtu ka specifikuar se si Ministri, Memli Krasniqi ka dërguar këshilltarin e tij, Shasivar Haxhijaj, i cili citohet të ketë thënse se “Ja, i keni 500 mijë euro, në tavolinë. Urdhëroni, bëjeni projektin dhe ne jemi të gatshëm të investojmë në stadiumin e Prishtinës’.
Në anën tjetër kryeatri i Komunës së Prishtinës, sipas Salihut ka qenë më i rezervuar nga deklaratat e nxituara për c’gjë mësohet të ketë thënë se “edhe komuna do të marrë pjesë, varsisht nga nevojat që do të jenë për një intervenim të shpejt në stadium”, duke shtuar se nëse nuk arrihet që stadiumi i qytetit të Prishtinës të jetë gati deri me 21 maj, atëherë ndeshja me përfaqësuesen e Turqisë do të zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, aty ku edhe u zhvillua, me lejen e Federatës Botërore të Futbollit – FIFA-s, takimi i parë ndërkombëtar miqësor, me përfaqësuesen e Haitit, me 5 mars.
Mësohet se ka pasur edhe vërejtje rreth përfshirjes në Kombëtare të futbollistëve që luajnë në superligë për cka ndihmëstrajeri Muharrem Sahiti ka thënë se “në përfaqësuesen e Kosovës janë dyert e hapura, porj, të gjithë duhet ta meritojnë me punën e tyre.”, duke lënë të kuptohet se përfaqësuesja kërkon një nivelk më të lartë kualitativ se c’është Kampionati dhe se në të ardhmen secili që dëshmohet do të jetë i mirëpritur.
Në fund, sekretari I FFK-së, Erol Salihu ka sqaruar se stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja e radhës kundër Turqisë do të saktësohet javën e ardhshme, ndërsa FFK-ja, sipas tij, që tani është në kërkim të kundërshtarëve tjerë gjatë këtij viti kalendarik, gjithnjë sipas afateve të FIFA-s,duke thënë se ekzistojnë mundësi reale që gjatë muajëve shtator, tetor dhe nëntor përfaqësuesja e Kosovës të zhvillojë edhe tri ndeshje miqësore të karakterit ndërkombëtarë.

Xh. V.

0 comments:

Post a Comment