6.5.14

Atletico Madrid është e vetmja skuadër që varet vetëm nga vetja për të fituar titullin kampion në Spanjë. Edhe pse u mund të dielën nga Levante, bardhekuqve i mjaftojnë 4 pikë në dy ndeshje për t’u shpallur kampionë. Mirëpo do ta ketë shumë të vështirë, vecmas në ndeshjen e fundit kundër Barcelones në udhëtim

Tabela:

1.     Atletico Madrid        36 ndeshje                 88 pikë
2.     Barcelona                  36                                85
3.     Real Madrid              35                                83
Edhe Barcelona kishte mundësi të kishte në dorë kampionatin sikur fati I tyre të ishte në dorë të Valecanos dhe të mos barazohej rezultati në castet e fundit me c’rast tani Real nuk do të ishte aspak potencialisht kandidat, anipse ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Logaritë aktuale duken kështu:

Atletico Madrid -Takohet me Malagen si vendës dhe kundër Barcelonës në udhëtim Atyre u duhen matematikisht 4 pikë për titull. Mund të kremtoj titullin e kampionit qysh këtë fundjavë nëse Real Madrid nuk fiton dy ndeshjet e kësaj jave, njërën nga to ndeshje të mbetur; ose nëse Barcelona nuk fiton si mysafire ndaj Elche-s ngase rrjedhimisht do t’i humbiste gjasat për titull pavarsisht fitores në dneshjen e fundit kundër rivalit të drejtpërdrejtë Atletico Madrid.  

Real Madrid - Mund të shpallet kampion vetëm nëse fiton 3 ndeshjet e mbetura dhe Atletico dështon në njërën nga dy ndeshjet, vecmas në atë kundër barcelonës në javën e fundit. Në atë rast Real Madrid do të tubonte dy pikë më shumë se Atletiko në radhitjen e përgjithshme tabelare. Nëse Atletico Madrid fiton një ndeshje dhe një barazim, Nëse atletico fiton ndehsjen e kësaj jave dhe në fund barazon me barcelonën, atëherë Realit nuk do t’I ndihmonin as edhe tri ndeshjet e fituara, gjëgjësisht 9 pikë. Atëherë Atletikp dje Real do të tubonin që të dyja nga 92 pikë që rrejdhimisht ndeshjet e drejtpërdrejta mes tyre do të merreshin në konsideratë dhe do ta shpallnin Atletico-n si kampion për shkak të bilancit më të mirë nga ndeshjet e ndërsjella Në La Liga në raste të tilla merren për bazë ndeshjet e drejtpërdrejta mes skuadrave për dallim nga Premier League angleze ku përcaktues është goldiferenca e skuadrave me pikë të njejta, pavarsisht takimeve të ndërsjella. Reali do të luajë me Valladolid dhe Celta Vigo si mysafire kurse ndeshjen e fundit e zhvillon në Santiago bernabeu kundër Espanyolit.
Barcelona – Varet nga ndeshjet e Realit dhe të saj. Ajo do ta ketë më së vështiri. Katalanasve i duhet që Reali të mos fitojë një nga 3 ndeshjet që i kanë mbetur. Nëse kjo ndodh, atëherë ka gjithçka në dorë për t’u shpallur kampion. Do t’i mjaftonte të fitonte me Elchen jashtë dhe me Atletico Madrid në Camp Nou.Xh.V.


0 comments:

Post a Comment