27.4.14

(Të dhëna mbi artin e Aleksandër Moisiut)
Në një studim të vecantë të dr. Ardian Kycykut theksohet se deri në mesin e viteve tetëdhjeta në Tiranë flitej shumë pak për Moisiun. Dihej vetëm se ishte aktor i shquar shqiptar i cili kishte mbizotëruar  skenat teatrore të vendeve europiane, vecmas ato të Austrisë, Gjermanisë, Italisë, Spanjës, Rusisë, Amerikës, Hungarisë, Çekosllovakisë e deri në amerikën e largët.
Talenti i Moisiut kish arritur madje të nxirrte jashtë vëmendjes së kritikës teatrore evropiane gjermanishten e tij njëfarësoj të çalë dhe ta shtynte mbartësin e atëhershëm të “Unazës së Iflandit”, aktorin e shquar gjerman, Albert Basserman, që ta vendoste dëshminë rrethore prej metali të çmuar e perlash në arkivolin e shqiptarit nga Kavaja.

(Unaza e Iflandit – Është krijuar për nder të dramaturgut e regjisorit të shquar gjerman August Ifland, mik i ngushtë i Goethe-s dhe i Schiller-it. Unaza e Iflandit kishte vlerën e një çmimi artistik. Ishte shenjë mjeshtërie të pakalueshme në fushën e teatrit dhe i jepej atij që pranohej njëzëri si aktori më i shquar gjerman i kohës. Me një gjest që do të bënte shumë përshtypje, Albert Basserman-i e vendosi këtë unazë në arkivolin e Aleksandër Moisiut gjatë ceremonisë mortnore që do të pasohej nga djegia e trupit të tij në Krematoriumin e Vjenës, më 22 mars 1935.

Çfarë vëren Franz Kafka?
Gjatë një mbrëmjeje dimërore të 1912-ës
në Teatrin e Pragës:


Mjaft emra të ndritur të kulturës botërore janë magjepsur nga arti i Moisiut dhe nuk kanë ngurruar t'i kushtojnë fraza e paragrafe që do të kishin përkëdhelur sedrën e çdokujt. Kritikët Emil Bab, Anatoli Lunaçarski e Arthur Cahane; nobelistët Luigi Pirandello, Thomas Mann, Gerhardt Hauptmann, Martinius Bjørnsterne Bjørnson; dramaturgët Henrik Ibsen dhe Hugo von Hofmannsthal; prozatorët Stefan Zëeig e Ferenz Mólnar; regjisorët Stanislavski e Reinhardt, - të gjithë me famë tashmë të sprovuar, - janë vetëm një pjesë e shpirtrave të zgjedhur që përjetuan drejtpërdrejt "gjëmimin e rrufesë" të zërit të tij, "mprehtësinë prej maje thike" të atij zëri, "drithërimën e një kënge të përzishme" apo "freskinë e zgjimit pranveror" në tragjeditë antike të Eskilit, Sofokliut, pastaj Shakspirit, Tolstoit etj, dhe që nuk u zhgënjyen nga loja skenike e idhullit të tyre as kur fanitja e filmit pa zë cënoi rëndë mjaft legjenda të gjalla të teatrit.
I gjeta rreshtat e mëposhtëm krejt rastësisht, në një vëllim të titulluar "Letërsia e dëshmive", botuar në kolanën aq të pasur "Biblioteka për të gjithë" të Shtëpisë Botuese "Minerva" të kryeqytetit rumun, thotë Kyqyku, ku sipas tij, janë përfshirë copëza nga ditari i njohur i Franz Kafkës.
Botimi në gjuhën rumune është kryer në Bukuresht gjatë vitit 1972. Kafka nuk e përmend prejardhjen e Moisiut dhe nuk e sheh këtë të fundit përmes syve të të tjerëve.
Kësisoj, mendimet e Kafkës nuk janë të ndikuar nga vezullimi i lavdisë moisiane dhe ruajnë një vlerë të veçantë:

Më 28 shkurt: tek Moissiu.

Shfaqje kundër natyrës.
Moissiu është i qetë në pamje të parë; i mban mes gjunjëve shuplakat e bashkuara, sheh ngultas në librin e vendosur lirshëm para tij dhe e le zërin të vijë përmbi ne, me frymën e një vrapuesi.
Akustika e sallës është e mirë. Asnjë fjalë nuk humb, nuk ekziston kurrfarë jehone, por gjithçka shumëfishohet pak nga pak, njëlloj sikur zëri, i zënë kaherë me tjetërgjë, krijon me vonesë një efekt të pandërmjetësuar; fjala fuqizohet në përputhje me virtytet e veta të natyrshme dhe na kaplon. Kësisoj zbulojmë mundësitë e zërave tanë. Ashtu sikundër salla punon për zërin e Moissiut, zëri i tij punon për zërat tanë. Truke të pacipë dhe efekte befasues, që të bëjnë ta ulësh vështrimin përtokë e të cilat s'ke për t'i përdorur asnjëherë: këndon, fillimisht, disa vargje të shkëputur, p.sh. "Fli, Miriam, fëmija im", lejon t'i përhumbet zëri në melodi; thotë shpejt Këngë maji, me pamjen e atij që nuk vendos mes fjalësh veç majën e gjuhës; e ndan togfjalëshin November-Ëind në mënyrë të atillë që ta lerë erën të shtyhet poshtë, që t'i japë mundësi të ngrihet sërish lart, duke fishkëllyer.

Nëse sheh drejt tavanit, vargjet të tërheqin lart.

Poezitë e Goethe-s janë të padepërtueshme për recituesin, çka nuk të shtyn ta shohësh si të mangët këtë mënyrë deklamimi, sepse secila poezi i ndih qëllimit të synuar. Efekt i madh kur, duke recituar si shtojcë “Këngën e shiut të Shakespeare”-s, rrinte shumë drejt, pa tekst, e shpaloste dhe e bënte shuk shaminë në duar, teksa sytë i shndrisnin. - Faqe rrumbullake e, megjithatë, fytyrë thepore. Flok i butë, të cilin e ledhaton parreshtur, me gjeste të përgjumur. Lëvdatat që kemi lexuar për të nuk na vlejnë nëse nuk vjen çasti ta dëgjosh për herë të parë; më pas ai ngatërrohet me ato që janë thënë për të dhe nuk mund të zgjojë më përshtypje të qarta.
Kjo mënyrë të recituari ulur në karrike me librin përpara, na sjell ndërmend ventrilogjinë. Artisti, në pamje të parë i huaj ndaj këtyre të gjithave, rri në karrike njëlloj si ne; mezi ia shquajmë aty-këtu lëvizjet e gojës, në fytyrën e ulur poshtë; në vend t'i shqiptojë ai vargjet, i le këto të flasin mbi kokën e tij. Megjithëse ishin aq melodi për t'u dëgjuar, megjithëse zëri dukej të udhëhiqej si varka e lehtë mbi ujra, melodia e vargjeve nuk ishte vërtet e kapshme. Disa fjalë shpërbëheshin nga zëri, rrokeshin prej tij me aq brishtësi, sa brofnin përpjetë e nuk kishin më asnjë lidhje me zërin njerëzor, mirëpo më pas, i shtrënguar nga rrethanat, zëri shqiptonte një bashkëtingëllore të mprehtë, duke e risjellë fjalën në tokë e duke e mbyllur".


Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Luftës së Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanfolëse. Në kohën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Në Berlin aktronte në këtë kohe vetëm si mysafir. Stili i tij i aktrimit llogaritej këtu si i vjetëruar dhe nuk mund të matej më me zhvillimet teatrore si ai i ekspresionizmit, apo teatri politik i Brecht-it apo i Piscator-it.
Prej vitit 1910 e deri më 1935 mori pjesë në 10 produksione të filmave, 8 prej tyre ishin filma pa zë.
Në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes.
Ai vdiq më 22 mars të vitit 1935 në Vjenë. Ai është i varrosur në varrezat e komunës së Morcote-së, pranë qytetit Lugano në kantonin e Tessin
Moisiu sot adhurohet dhe respektohet sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoi Shqipërinë. Shkolla e aktrimit në Tiranë si dhe teatri i Durrësit e mbajnë emrin e tij.
Gruaja e tij, Maria Moisiu ishte nga Vjena. Aleksander Moisiu është stërgjyshi i aktorit Gedeon Burkhard (ndër të tjera i njohur me rolin e tij kryesor në serinë “ Komisar Rex”).
Filmografia e Moisiut
* "Das Schëarze Los", 1913
* "Die Augen des Ole Brandis", 1913
* "Kulissenzauber", 1915
* "Sein einziger Sohn", 1915
* "Pique Dame", 1918, me Johanna Terëin

* "Der Ring der drei Ëünsche", 1918
* "Erborgtes Glück", 1919, me Käthe Dorsch
* "Der Junge Goethe", 1919, me Käthe Dorsch
* "Zëischen Tod und Leben", 1919, me Maria Zelenka
* "Figaros Hochzeit", 1920, Figaro, me Hella Moja, Eduard von Winterstein, Vera Schëarz, Gertrude Welcker
* "Die Nacht der Königin Isabeau", 1920, mit Fritz Kortner,
* "Kean", 1921, Kean, me Camilla Hor
* "Die Königsloge", 1929, Edmund Kean, me Camilla Horn
* "Lorenzo de Medici", 1935

 Thanë për Moisiun:
"Zëri dhe gjestet e Moisiut na prezantuan deri tani me diçka të paparë në skenën europiane.", Franz Kafka
"Hamlet është shkruajtur për Moisiun, dhe Moisiu ishte lindur unik për të interpretuar Princin e Danimarkës.", Max Brod.
“Unë gjeta te Moisiu aktorin e vërtetë që kërkoja”, Max Rinhard, regjisor dhe reformator i skenës gjerman,
Nëpërmjet interpretimit të rolit të Hamletit, Moisiu fitoi dashurinë e shikuesit francez”, Andre Antuan, reformist I teatrit francez.Përzgjodhi për botim:/Kult-info. Xh.V.


0 comments:

Post a Comment