27.4.14

Vlerësimet e ditëve të fundit se Barcelona duhet të jetë shumë e vëmendshme që ta ruaj “yllin e saj polar”, Lionel Messi, duket të kenë qenë plotësisht në korelacion me gjendjen faktike brendapërbrenda skuadrës.
Siç shkruan “Marca”, tregimi për vazdhimin e kontratës së Leo Messi-t me katalunasit, që hipotetikisht dukej i pamundur një divorc eventual, me gjasë duket se po i vie fundi dhe se cështja e divorceve që është në trend në botën e futbollit, duket ta ketë josh edhe vet mjeshtrin e manipulimit me top në hapësirat më të ngushta që është pa ndonjëherë.
Kontrata e re do të jetë më interesante në fund të sezonit pasi Leo Messi thuhet të ketë bërë ‘krytë cykë’ dhe nuk heq dorë nga kërkesat, i vetëdijshëm se për shërbimet e tij ekziston një lomtigjent i tërë skuadrash me repuitacion të pakontestueshëm dhe një konkurrencë e paparë më parë në botën e futbollit.
Messi kërkon aspak më pak se 20 milionë euro në vit, plus 3 milionë euro si bonuse e promocione.

Përveç pagës, sipas “Marca”-s diskutabile janë edhe shitja e fotografive të tij dhe përdorimi i emrit në reklama e promocione të cilat aktualisht i ndajnë skuadra dhe Messi. Në anën tjetër Barcelona është kategorike që ta mbajë nën “juridiksionin e saj”, por duke shfrytëzuar të gjitha mekanzimat që mbajtja e tij të arrihet me kushte sa më të volitshme për të mos shkaktuar turbulenca të pariparueshme në kasaortën e skuadrës./KULT-info.Xh.Veseli

0 comments:

Post a Comment