27.4.14

Është shumë e njohur për daljet e saj në publik, për provokimet erotike në videoklipe, por edhe në ditë pushimi. Shih për këtë Rihanna është magnet i paparacëve. 
Këngëtarja nga Barbadosi është fotografuar në shkallët e një arene basketbolli në Nju Jork e veshur thjesht, për të zgjuar kërshërinë e shikuesëve të pranishëm që kishin paguar para të majme të shihnin sesi topi i basketbollit gjen koshin, ndërsa afinetetet e saj bënë që vëmendja t'u ikë nga topi lojës, por jo përgjithësisht nga topi, por, … , diku tjetër! 

 26-vjeçarja kishte veshur një bluzë të bardhë, pa asgjë nën të, e vetëdijshme për emocionet e lojës që zakonisht shkaktojnë temperatura në palestër, duke nxjerrë në fokus linjat e saj. Madje, nëse shkohet një hap më tutje për të supozuar konceptin e saj paraprak  imagjinar, mund të besohet lehtë se që nga dalja prej apartamentit, ajo mund t’i ketë  planifiku ato skena, (tërheqjen magnetike të syve kurreshtarë), pa skenar të shkruar paraprak në letër.  

Dhe nuk ishte surprizë që teksa Rihanna i drejtohej vendit të rezervuar, sytë e të gjithë publikut të përqendroheshin drejt saj, duke harruar për një moment arsyen e prezencës parësore aty.  

Megjithatë as prezenca e Rihanna-s nuk e ndihmoi "Brooklyn Nets", skuadra me të cilën ajo bënte tifo, që të fitonte takimin. B. Nets pësoi nga Toronto Ropters (95 : 100) për të detyruar 26-vjeçaren të largohej me shijen e humbjes, por padyshim me shumë më tepër mbështetje nga fansat e saj. 

Në gusht këngëtarja do të nisë turin botëror “The Monster” së bashku me Eminem. Deri atëherë mbase do të ketë mjaft kohë për relaks me skena të ngjashme./Kult-info.

0 comments:

Post a Comment