13.4.14

Kompania Microsoft këtë javë kujton diçka me rëndësi nga historia e saj. Kështu, është publikuar videoja që tregon të vërtetën e fotografisë që dikur ishte në desktopin e kompjuterit tuaj.
Fotografia “Bliss” është imazhi i një kodre të mbuluar me bar dhe e qiellit të kaltër, që Microsoft e vuri si foton kryesore në desktopin e sistemit Windows XP, më 2001.
Videoja që do të shihni tregon se fotoja e Charles O’Rearit, e bërë më 1996, nuk është përpunuar në Photoshop.
“Është bërë afër shtëpisë sime, në veri të San Franciskos”, thotë ai. “Dita ishte e tillë. Asgjë nuk është rregulluar me Photoshop”.
Derisa ishte në rrugë, ish fotografi i National Geographic vendosi të ndalet për të bërë ca foto. Disa vite më vonë Microsoft e paguan këtë peizazh të mrekullueshëm. Por, shuma e pagesës ende nuk dihet.

0 comments:

Post a Comment