14.4.14

Slogan famoz “burrat ‘sundojnë’ (qeverisin) botën, kurse gratë ‘sundojnë’ (qeverisin) burrat”, sa i përket rrjeteve sociale është paksa më ndryshe, por gjithsesi në favor të grave. Burrat, ndonëse në shikim të parë duket sikur kanë cdo gjë në duarë, në esencë ata asgjë nuk ‘sundojnë’ qeverisin!
Argumentohet se femrat janë më sociale se meshkujt, ndaj pse mos të jetë kjo e vërtetë edhe online? Pas mbledhjes së të dhënave nga burime si “Qendra e Kërkimit Peë” dhe “Media Nielsen dhe Burst”, gazetari i medias online, Alex Hillsberg thotë se seksi i butë dominon online, veçanërisht kur bëhet fjalë për median sociale.
Rreth 76% e femrave që kalojnë kohë online thonë se përdorin rrjetin Facebook, krahasuar me 66% të meshkujve të pyetur. Po ashtu, femrat rrinë më tepër në Tëitter sesa burrat (18% e grave janë përdoruese, në krahasim me 17% të burrave).
Gratë kalojnë më tepër kohë në rrjete dedikuara kryesisht fotografive, si Instangram-i (20% e grave përkundrejt 15% e meshkujve), Pinterest dhe Tumblr.
Reddit dhe rrjetet e karrierës si LinkedIn priren të favorizojnë më tepër meshkujt, megjithatë me një faktorë të ulët prej 5%.
Hillsberg thotë se këto platforma të medias sociale vizuale janë shtuar me rreth 10 milionë përdorues në 12 muajt e shkuar. Po ashtu, gratë priren ta përdorin median sociale më shpesh. Në bazë ditore, 30% e grave amerikane që kalojnë shumicën e kohës online e përdorin atë “disa herë në ditë”, krahasuar me 16% të burrave.


0 comments:

Post a Comment