13.4.14

Cdo futbollistë që dëshironë të vesh fanelën e Përfaqësueses së Kosovës në të ardhmen, së paku derisa përfaqësuesja drejtohet nga selektori Albert Bunjaku, duhet të plotësoj kriteret e nevojshme, sipas (pre)dispozitave të vet përzgjedhësit.

Selektori Bunjaku, përmes logarisë së tij në ‘Facebook’, ka publikuar disa “kriteret” që i nevojiten një futbollisti për të qenë pjesë e Përfaqësueses.
Ai po ashtu ka publikuar listën e Përfaqësueseve të ndryshme, me futbollistët e ftuar nga liga kombëtare përkatëse, në miqësoret e 5 marsit.





Sa u përket kritereve të seleksionimit në Përfaqësuesen A, Bunjaku e ka përmendur kualitetin e ligës ku futbollisti luan (renditja në FIFA); konkurrencën në pozicion/shkathtësia individuale –kolektive; përvojën ndërkombëtare/edukimin; moshën dhe potencialin për të ardhmen, karakterin e lojtarit dhe gjendjen fizike.
E futbollistët që do ta kenë mundësinë ta veshin fanellën e Përfaqësueses së Kosovës, tash e tutje do t’u duhet të jenë gjithsesi pjesë e ligave seleksionuese të mëposhtme:
Liga angleze kategoria 1-2-3,
Liga Spanjolle 1-2,
Liga Italiane 1-2,
Liga Gjermane 1-2,
Liga Franceze 1-2,
Liga Ruse 1-2, Liga
Turke 1-2,
Liga Holandeze 1-2,
Liga Belge 1,
Liga Portugeze 1,
Liga Zvicerane 1,
Liga Norvegjeze 1,
Liga Suedeze 1,
Liga Daneze 1,
Ligat 1 nga ish shtetet Jugosllave,
Liga Shqipetare 1,
Liga Finlandeze 1 dhe
Superliga Kosovare.
Bunjaku ndër të tjera i ka përmendur edhe katër fazat e seleksionimit, duke vënë fokusin tek:
faza e tubimeve grupore, testimeve fizike dhe miqësores me Shqipërinë, të periudhës 2009/10, pastaj fazën e seleksionimit individual në ligën vendore dhe në Evropë (periudha 2010/14), fazën e seleksionimit individual dhe konkurrencës (periudha aktuale) si dhe në fund faza e konkurrencës dhe performancës, e cila fillon në momentin e pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.Xh.V.


0 comments:

Post a Comment