13.4.14

Përfaqësuesja e Zvicres është pjesë e Kampionatit botërorë të futbollit “Brazil 2014”. Ajo do të garoj në kuadër të grupit “E” së bashku me Ekuadorin, Francën dhe Hondurasin.


Zvicra në rangimin e fundit për muajin mars sipas FIFA-s është klasifikuar në pozitën e tetë, vetëm një pozitë pas Brazilit që është klasifikuar e shtata, dy më poshtë se Argjentina (6), por duke lënë prapa kombëtare me nam si Anglia (10), Holanda (15) etj.
Spanja është kryesuese e rangimit për vite me radhë, pas së cilës janë Gjermania (2), Portugalia (3), Kolumbia (4) dhe Uruguai (5).
Patjetër që ky është nga sukseset më të mëdha të përfaqësueses zvicerane të dekadave të fundit, por mbase edhe të tërë historisë së futbollit të shtetit helvetik.
Këtij suksesi të përfaqësueses zvicerane i kanë kontribuar në masë të madhe edhe futbollistët shqiptarë që mbrojnë ngjyrat e saj. Padyshim se më i dalluari në mesin e të dalluarve është futbollisti me origjinë nga Gjilani, Xherdan Shaqiri.
Shaqiri është shpresa e zviceranëve. Ai është njëri nga pesë futbollistët e Përfaqësueses së Zvicrës që pritet të shkëlqejë në Botërorin e Brazilit dhe që meriton të jetë në qendër të vëmendjes së skuadrave të njohura evropiane.
Ueb-faqja “neësday.com” e ka publikuar listën e futbollistëve zviceranë që ia vlen të shikohen në Botëror së cilës i prin pikërisht futbollisti gjilanas.
“Shaqiri mund të jetë në listën e yjeve potencialë të Botërorit. Me talentin që ka, Shaqiri është ekspozuar. Ai ka forcë e balancë, dhe mund të krahasohet me Lionel Messin, për nga gjatësia”, shkruan kjo ueb-faqe.
Përpos tij, në listë janë edhe Gokhan Inler, Fabian Schaer, Stephan Lichtsteiner e Haris Seferovic.Xh.V.

0 comments:

Post a Comment