20.4.14

Intervistë eksluzive me përzgjedhësin e Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaku.
  
Prioritet i punës sonë është të krijojmë një përfaqësuse të fuqishme dhe ta kualifikojmë në Kampionat Botërorë, thotë pos tjerash përzgjëdhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku



Pas ndeshjes historike kundër Haitit (0 : 0), u tha se përfaqësuesja ka potencial kredibil për t’u përballur me sfidat që e presin në të ardhmen. Cili është mendimi juaj për nivelin dhe cilësinë aktuale?

Albert Bunjaku:Vullneti dhe deshirat jam i sigurt se ecin me shpejt se proceset sportive, por në situatën momentale është plotësisht e kuptushme, duke marrë parasysh energjinë pozitive që egziston dhe dëshira për të parë dhe përjetuar lojë ndërkombëtare për përfaqësusen tonë. Ne duhet të jemi realist dhe të kuptojmë se rruga jonë sapo ka filluar dhe caku ynë është “Kampionati Botërorë 2018”. Ka shumë punë për t’u bërë dhe natyrisht të gjitha këto lojë miqësore janë në shërbim të zhvillimit tonë. Kosova është e gatshme të ecë drejt rrugës për boterorë dhe kohën deri në pranim të plotë duhet ta shfrytëzojmë për testim dhe zhvillim

Na ndajnë pak më shumë se një muaj nga ndeshja historike e radhës me Turqinë. Cilat janë objektivat tuaja në momentin aktual dhe në c’fazë të përgatitjeve jeni?

A. Bunjaku: Parapëgatitjet për lojë të 21 dhe 25 majit kanë filluar menjëher pas lojës kundër Haitit. Dy sfida të fuqishme të cilat do të kërkojnë rritje të konkurrencës dhe kualitetit brenda ekipit, por edhe profesionalizëm në organizim. Momentalisht jam në levizje, në vëzhgim të disa lojtarëve potencial që të ftohen për këto dy loje por edhe në komunikim me klube dhe trajnerë ku lojtarët gjenden, e në vecanti atyre në skandinavi ngase kampionatet vendore akoma luajnë lojë edhe gjatë periudhës 21 – 25 maj dhe kjo vështirson marrjen e disa lojtarëve ngase datat nuk janë të UEFA-s e FIFA-s për kombëtare. Sidoqoftë ne do bëjmë të  gjitha përpjekjet për të marrë lojtarët për këto dy miqësore.

Formacioni nga ndeshja e parë ishte inkurajues me nivelin e lojës nga Përfaqësuesja. Nga këndvështrimi sotëm, a mund të jenë reale pritjet e tifozërisë që Kosova të ketë një përbërje të aftë, madje edhe në sfidat kualifikuese për Kampionat Europian e Botërorë sikur të pranohej së shpejti me të drejta të plota në FIFA e UEFA?

A. Bunjaku: Jam shumë i kënaqur me performancën kundër Haitit dhe natyrisht ka shumë elemente premtuese për të ardhmen. Ne duhet të kuptojmë se do ballafaqohemi me dy superfuqi futbolli dhe nga ne do të kërkohet shumë më shumë. Rruga jonë ka filluar dhe ne dimë ku dëshirojmë të shkojme. Poashtu dëshiroj t’iu siguroj se për cdo tubim do të jemi më kompakt dhe më kualitativ. Detyra jonë është që të risim konkurrencën dhe kualitetin, e poashtu të gjithë e dijmë se në momentin e pranimit të plotë në UEFA dhe FIFA, të gjithë lojtarët me prejardhje kosovare do kenë mundësi t’i bashkangjiten përfaqësueses kosovare, madje edhe ata që kanë luajtur në kombëtare tjera A. Natyrisht, ne nuk do të presim askend, por ardhja e tyre do të rriste konkurrencën dhe kualitetin dhe me atë rast sigurisht që përfaqësuesja Kosovare do të ketë respekt në evropë dhe botë.

- Keni publikuar disa kritere për futbollistët që do të mund të ishin pjesë e përfaqësueses ku vëhet re: kualiteti i lojtarëve për rolet adekuate dhe cilësia e ligave nëpër rangje të ndryshme garash në shtete të ndryshme etj. Të themi kushtimisht që Australia nuk figuron aty dhe sipas atyre kritereve nuk mund të pritet për një ftesë në adresë të Besart Berishës, i cili po shkëlqen me afinitete të vecanta prej golëshënuesi të spikatur. A do të thotë kjo se jeni të fokusuar kryesisht në lojtarë të rinjë që nuk kanë kaluar të 25-tat?

A. Bunjaku: Për ne është shumë me rëndësi që të kemi kriter të seleksionimi profesional dhe t’i përmbahemi atyre. Pjesë e seleksionimit është edhe liga e parë e Australisë dhe vendeve tjera të botës por gjithmon duhet t’i bashkangjitet konkurrenca pozicionale. Natyrisht largësia është një pengesë por gjithmon e mundshme nëse ka profesionalizëm tek lojtari. Besart Berisha është lojtar i kombëtares Shqiptare dhe natyrisht qëndrimi ynë është shumë i qartë se deri në momentin e pranimit të plotë ne nuk do t’i ftojmë lojtarët Kosovarë nga kombëtaret tjera. Natyrisht, në të njejtën kohë dera e përfaqësueses Kosovare është e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e saj që tani, por ky veprim së pari duhet të filloj nga vet vullneti dhe dëshira e lojtarit.Unë gjithmon them se Kosova është e vetmja që do të ketë mundësi të bashkoj lojtarët më të mirë të mundshëm dhe natyrisht këtë mundësi ne do e shfrytëzojmë në maksimum. Seleksionimi ynë nuk njeh kufinjë, baza fetare, nacionale etj. Ajo që konsiderohet primare është kualiteti i lojtarit dhe vullneti i tij për të përfaqësuar shtetin Kosovar në arenën ndërkombëtare.



- Ka pasur zëra që kanë shfaqur pakënaqësi me nivelin e prezencës së futbollistëve që luajnë në Raiffeisen Superligë. A mund të pritet në të ardhmen që të shohim më shumë futbollistë nga superliga në përbërje të përfaqësueses A?

A. Bunjaku: Është e natyrshme që ka pas kritika dhe kuptohet plotësisht. Vullneti dhe dëshirat për të qenë pjesë e përfaqësueses së re Kosovare janë shumë të mëdha. Unë poashtu mundohem të jem shumë i hapur në proceset e punës sime. Gjatë këtyre pesë viteve nën udhëheqjen time, mund t’iu them se gjithsejt kemi ftuar 218 lojtarë, prej tyre 158 nga superliga e Kosovës. Pra përafersisht 75% të lojtarëve me të cilët kemi punuar, kanë qenë nga superliga kosovare. Poashtu duhet t’iu informoj se faza e seleksionimit grupor dhe motivimit ka qenë në vitin 2009, ku ne kishim dy tubime, me 74 lojtarë vetëm nga Superliga dhe Liga e Pare, pastaj testimet fizike në fillim të vitit 2010 me dr. Marcus Svensson (trajner fizik në Arsenal). Më 17 shkurt 2010 ishte edhe loja e parë kundër kombëtares së Shqipëris dhe nga 22 lojtarë të ftuar 19 ishin nga Superliga. Në vitin 2010 filloi faza e seleksionimit individual dhe nga 4 lojë miqësore, 40% të tyre ishin lojtarë vendor nga superliga.

-Nuk mund të anshkalohet fakti që kemi mjaft yje nëpër skuadra të mëdha europiane dhe pa pyetjet që dalin si rrjedhojë e kërshërisë opinionit gjithmbarshëm  për këta futbollistë potencial.  A mund të shpresojmë që në rast pranimi të Përfaqësueses Kosovës me të drejta të plota në FIFA të kemi në përbërje Adnan Januzaj?

A. Bunjaku: Është e vërtetë që ne kemi shumë lojtarë të rinjë ne klubet evropiane, madje disa nga ta sot kanë edhe emër në futbollin botëror dhe natyrisht kjo gjithë neve na bënë të krenohemi me ta ngase janë ambasadorët më të mirë të sportit dhe shtetit Kosovar.
Në aspektin sportiv pa dyshim që ne këtë mundësi do e shfrytëzojmë dhe në momentin e pranimit të plotë do t’i ftojmë të gjithë ata që kanë kualitete dhe dëshirojnë të përrfaqësojnë shtetin Kosovar, pavarsish ku ata gjenden dhe kush jane, më të mirët do të ftohen... .

-Po me futbollsitë që luajnë në Zvicër, a keni pasur biseda të drejtpërdrejta që në një të ardhme t’i bashkohen përfaqësueses Kosovës, pasi si tjerët, edhe vet Shaqiri nuk ka pohuar e as mohuar një gjë të tillë?
A. Bunjaku: Kam shumë kontakte me lojtarë dhe natyrisht ndoshta prioritet i punës sime ka qenë dhe është krijimi i një rrjeti mumunikus dhe të seleksionimit. Tani këtë rrjet kemi zgjeruar dhe kemi ndarë në regjione ku Muharrem Sahiti do jetë më shumë përgjegjës për regjionin e Zvicrës e Gjermanisë Jugore. Duke kuptuar se një kohë të karrierës ai kishte kaluar në Zvicer, Gjermani , Turqi, Bullgari etj., dhe përvoja e tij është shumë e rëndësishme. Tord Grip më shumë do të përqëndrohet në pjesën veriore të europës ndërsa mendimi është që Genc Hoxha të përqëndrohet për shtetet në regjion dhe ligën vendore. Puna ime do jetë më shumë aty ku duhet… . Pra tani kemi krijuar një rrjet seleksionimi e me kritere për seleksionim dhe jemi mirë të koordinuar. Natyrisht liga e Zvicrres do të ketë një prioritet tjetër duke kuptuar se vërtet kemi shumë lojtarë të rinjë potencial për të ardhmen.



-T’i kthehemi aktiviteteve tuaja:  Është vërejtur një agjendë strikte para, gjatë dhe pas ndeshjes kundër Haitit. Poashtu një gatishmëri e mobilizim nga vet Federata dhe Institucioneve. A po vazhdon bashkëpunimi i tillë reciprok dhe sa jeni të kënaqur me mbështjetjen që u është dhënë juve personalisht dhe Përfaqësueses në përgjithësi?
Bunjaku: Sic përshkruejta më parë, për ne është me rëndësi të krijojmë një ambient fitus zhvillimor dhe të punojmë… Asgjë nuk bëhen vetëm. Natyrisht asgjë nuk do ishte e mundshme pa përkrahjen e plotë e profesionale të FFK-së dhe kryetarit Fadil Vokrri, i cili vërtet ka treguar profesionalizëm dhe aftësi lidershipi duke krijuar kushte për punë, madje edhe në kohë më të vështira. Në Kosovë ekziston një vullnet i përbashkët politik për të ndihmuar sportin edhe në kushte kur Kosova vërtet ka nevojë për ndihmë në shumë sfera. Unë cmoj lart Qeverinë e Kosovës, e cila në një kohëa rekorde arriti të bëj investime të shpejta sportive në stadionin olimpik “Adem Jashari” dhe bëri të mundshme zhvillimin e ndshjeve ndërkombëtare në Kosovë .
Natyrisht tani kemi hyrë në një fazë të re të punës dhe kemi nevojë për përforcime të shtabit teknik si dhe stabilitet ekonomik që do mundësonte punën tonë në një nivel tjetër, duke kuptuar se kemi nevojë për udhëtime, vizita, seleksionim dhe afrim të njerëzve profesionistë e me përvojë ndërkombëtare. Unë besoj se gradualisht edhe këtë hap do e zëmë dhe vërtet do të krijojmë një përfaqësuse ashtu sic dëshirojmë të gjithë.

-Sa e si po ia dilni të koordinoheni me bashkëpuntorë pasi jo rrallë u duhet të udhëtoni?
Sic thash më lart, asgjë nuk është e mundur pa bashkëpuntorët e mi. Vërtetë ndiej veten të priveligjuar të jem pjesë e një “team-i” të tillë e në vecanti lider i tyre. Ne dëgjohemi disa herë brenda ditës përmes komunikimit ne ëiber, skype e telefon, apo edhe me shkrime në E-mail. Madje unë në Kosovë gjendem cdo dy javë, tash e pesë vite. Është shumë e rëndesishme që të gjithë të jemi në proces të punës dhe asnjë vendim nuk marr pa bashkëpuntorët e mi. Thjesht besoj në një lidership të hapur, komunikativ dhe ku tëgjithë duhet të kenë hapsirën e tyre për idetë e tyre. Në raste të duhura nuk e kam vështir të marrë vendime të prera ngase gjithmon nisem nga ajo që jam thirrë të krijoj një përfaqësuse që do prezantone shtetin tonë.
Ne vazhdimisht jemi në përforcime të reja të shtabit teknik dhe mund të them se sot kemi një shtab që ndoshta edhe vendet më të zhvilluara do t’ia kishin lakmi, duke u nisur nga përvoja ndërkombëtare e z. Tord Grip në shtatë kampionate botërore, përvoja e Muharrem Sahitit dhe Genc Hoxhes, si lojtar i njohur që ka qenë në shumë ligën e ish jugosllavis dhe liga europjane; poashtu një shtab mjekësorë kompetent dhe shumë professional; grupin e rekrutimit dhe analizës; trajner mental; trajner fizik etj… Ne poashtu kemi edhe kompetencën profesionale të licencimit UEFA pro - leve për udhëheqje të kombëtareve në lojë ndërkombëtare që është poashtu kriter për punë. Për momentin jemi shumë mirë të kompletuar, por natyrisht, me rritjen e kërkesave do të rrisim edhe shtabin teknik.

-Ku mund të rangohej apo në c’nivel kualitativ është Përfaqësuesja me përbërjen aktuale në situatën aktuale (është folë e përfol nga media e ekspertë të huaj për një Përfaqësuese dinjitoze, duke iu atribuuar edhe lojtarëve që luajnë nëpër skuadra me nam por që aktualisht nuk janë në listën tuaj)?
Bunjaku: Është shumë vështrirë që momentalisht të bëjmë një gjë të tillë ngase neve do na nevojiten së paku edhe 4 - 5 lojë dhe pastaj bëjmë analiza të duhura se ku gjendemi e cka ka nevojë të përforcohet. Them këtë duke kuptuar se rruga jonë sapo ka filluar dhe e dijmë mirë ku dëshirojmë të shkojmë. Prioritet i punës sonë është të krijojmë një përfaqësuse të fuqishme dhe ta kualifikojmë atë në Kampionat Botërorë. Mendoj se në këtë kohë fukusi duket të jetë në fazë të testimit të lojtarëve, ideve të punës, krijimit të një ideje të lojës që thieshtë është identitet i futbollit kosovar, por që I përshtatet futbollit modern. Them modern ku zakonisht rezultati është pasqyra më e mirë. Pra krijojmë një ambient fitues dhe zhvillimor. Kosova në momentin e pranimit të plotë do ketë një përfaqësuse për kualifikim dhe respect. Këtë ju garantoj se do e bëjmë me punë.




-Si e shihni nga këndvështrimi sotëm Përfaqësueses e ardhshme, të themi kushtimisht pas pesë vitesh, kuptohet, pa këto barrierat ndërkombëtare?
Bunjaku: Si trajner i licencuar mental, unë asgjë nuk i lë rastit por thjesht punoj me vizion, objektiva dhe caqe, cka deshiroj të arrij. Kosova, sic thash edhe më lart, do të ketë një përfaqësuse të fuqishme dhe të respektuar. Caku ynë është kualifikimi për “Kampionat Botëror 2018”, e që realisht fillon në shtator të vitit 2016. Pra thjesht unë shoh Kosovën në Kampionat Botërorë nëse punojmë sic kemi filluar dhe kemi durim.


-Cila do të duhej të ishte infrastruktura ideale për kushte të domosdoshme për një Përfaqësuese dhe sa keni vështirësi në realizimin e planeve e objektivave tuaja kur kemi parasysh mungesën e stadiumeve ndihmëse?
Bunjaku: infrastruktura natyrisht është pengesa kryesore dhe vërtetë na vështirson punën. Fusha jo të mira për ushtrime dhe lojë etj. Të gjitha këto duhet t’i kuptojmë ngase jemi në një fazë të re dhe jam i bindur se shumë shpejt do ketë përmirsime të mëdha. Ju jeni të informuar se madje Qeveria ka marrë një vendim për krijimin e një stadiumi kombëtarë që me të vërtetë është shumë hap i madh, por tregon edhe seriozitetin e shtetit Kosovar dhe vullnetin për sport. Unë jam shumë optimist dhe besoj shumë shpejt do ketë ndryshime pozitive. Deri në atë moment nuk duhet të ankohemi shumë por duhet të i pershtatemi rrethanave dhe të bëjmë punën më të mirë të mundshme.

-A jeni optimist për ndeshjen e radhës kundër Turqisë?
Bunjaku: Përfaqësusja Turke vërtetë është një superfuqi futbolli dhe sipas mendimit tim ata duhet të ishte në mesi pozitave 15 deri 20 të ranglistës botërore, e jo në pozitën 39-të, ku gjinden aktualisht, sipas rangimit të fundit të muajit të kaluar..Është një përfaqësuese për respect, me potencial të lartë individual dhe grupor, udhëhiqet nga një trajner shumë i mirë dhe vërtetë do të jetë një sfidë për ne.
Ne thiesht nuk kemi asgjë cka të humbasiim. Një lojë e tillë do ndikone në zhvillimin tonë për të ardhmen. Do të mundohemi të shfrytëzojmë këtë mundësi maksimalisht për lobim të nderkombëtarizimit por edhe zhvillim sportiv. Të gjitha përfaqësuset do respektohen por Kosova do ketë lojën e vet.

-Po kundër Senegalit?
Bunjaku: mund të them se ndoshta senegali ka edhe një dimension të shkathtësis individuale e në vecanti shpejtesis tek lojtarët që është një faktor i rëndësishëm në futbollin modern. Do jetë poashtu një sfidë sportive dhe organizative me dy super lojë për 4 ditë, por ne si shtab teknik jemi të gatshëm që në kushte dhe rethana ku gjendemi të iu pergjigjemi maksimalisht dhe jam i sigurt se me përkrahjen e flaktë të tifozëve dhe derdhjen e pikës së fundit të ndjersës si dhe vullnetit, askush nuk do të ketë të lehtë kundër nesh, pavarsisht kush do të ishte. Thjeshtë janë dy lojë shumë të rëndësishme për zhvillimin tonë dhe do të jetë vërtetë një festë futbolli për të gjithë ne. Kosova dhe populli i saj meritojojnë të jenë pjesë e aktiviteteve të tilla.


Intervsitën e realizoi: Xhemail Veseli

0 comments:

Post a Comment