20.4.14

 Shpallen emrat e anëtarëve të  jurive ndërkombëtare për të gjitha kategoritë e edicionit të 6-të të festivalit ndërkombëtar të filmit “PriFest.”
Përbërja e filmave që do të jenë pjesë e konkurrencës zyrtare në “PriFest” e që janë kualifikuar dhe klasifikuar ndër filmat më të arrirë të paraqitur, ka determinuar domosdoshmërinë e krijimit të një jurie ndërkombëtare kredibile, e cila do t’ia dilte mbanë të përzgjidhte me sukses filmat më të mirë nëpër kategori të ndryshme.

Emra të spikatur të kinematografisë ndërkombëtare cilësohen anëtarët e përzgjedhur, në një komunikatë për media të lëshuar sot nga drejtues të festivalit "PriFest", festival ky që shënon edicionin e gjashtë këtë vit.


Juria e programit garues të filmave europian përbëhet prej Kees Kassander, producent nga Holanda,fitues i shumë cmimeve ndërkombëtare, përfshi cmimin e jurisë në Cannes dhe atë “BAFTA.”; Cedomir Kolar, producent nga Franca, me origjinë kroate, fitues i cmimit “Oscar” dhe fitues i dy cmimeve në “Berlinale 2013” me filmin “Episode of…’ nga Danis Tanovic. Pastaj
Velibor Topic, aktor nga Bosna, i cili jeton në Britani të Madhe. Në edicionin e parë të festivali “PriFest” ka fituar cmimin “aktorin më i mire”.

Juria e programit garues të filmave ballkanik, të quajtur ‘Kinemaja e mjaltit dhe gjakut’ përbëhet nga MarkRavenhill, dramaturg nga britania, Kirsten Schaffer, drejtore ekzekutive e festivalit “OutFest” nga Los Angeles dhe Karin Angela Schyle nga Gjermania, udhëheqëse e programit të filmit në fondacionin “Robert Bosch Stiftung.”

Jurinë e programit garues të filmave të metrazhit të mesëm e përbëjnë Anis Lassoued, regjisor nga Tunizia, fitues i shumë cmimeve ndërkombëtare dhe themelues e drejtor artistik i “Maghrebian Film Festival” në Nabeul; Olena Yershova, regjisore dhe producente nga Ukraina, filmat e së cilës kanë marrë cmime në festivalet ndërkombatre si në Abu Dhabi, Sofie e Vilnus dhe  Vladimir Blazhevski, regjisor nga Maqedonia, i njohur me filmin e tij të fundit “Punk’s not dead”, i cli ka fituar më shumë se dhjetë cmime ndërkombëtare, përfshi edhe “PriFest.”

Festivali Prifest” ka pas edhe jurinë e Medias, e cila këtë vit ka është më ndryshe nga c’ishte deri më tani. Këtë vit juria e medias njihet si juri ndërkombëtare dhe përbëeht kryesisht nga gezetarë kosorë ndonëse nuk mungojnë edhe të huaj. Kryetar I jurisë së kësaj përbërje të jurisë mediave është Kushtrim Sadiku, kurse anëtarë janë OanaStupariu, gazetare nga Rumania, Mirjana Radovanovic nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK), Berna Caka nga Radio Urban FM dhe Nora Fejza nga Radio Dukagjini.

Këtë edicion, të gjashtin me radhë “PriFest” ka sjellë risi edhe sa i përket jurive. Për herë të parë filmat do të vlerësohen edhe nga juria e pavarur e studentëve, e cila do japë çmim në “PriFest”, dhe atë në kategorinë e filmave Europian. Në këtë juri janë: Arben Marevci, student i dramaturgjisë në Fakultetin e arteve të UP-së, More Raça, studente e regjisë së filmit në Fakultetin e Arteve, Donika Cami, studente në Universitetin Amerikan të Kosovës, Danela Markaj, studente e aktrimit në Fakultetin e Arteve dhe Engjëll Beqiristudent në Kolegjin “Victory.”

Drejtoresha e “PriFest” Vjosa Berisha e ka vlerësuar këtë përbërje të jurisë duke nënvizuar se ka në bagazhin e tyre cmime nga më të mëdhenjtë e të rëndëssihmit nëpër festivale të ndryshme ndërkombëtare, madje duke shfaqur haptas entusiazmin për konkurrencën e fortë dhe punën aspak të lehtë të kësaj përbërjes të jurive në të gjitha kategoritë.

Edicioni  i 6-të i festivalit ndërkombëtar të filmit “PriFest” mbahet nga 25 prill deri më 2 Maj në Prishtinë.Xh.V.

0 comments:

Post a Comment