Artistët
kanë një strukturë truri shumë të ndryshme me jo-artistët, zbuloi një studim i
ri. Pjesëmarrësit në skanimet e trurit zbuluan se artistët kanë një materie
neutrale më të lartë në zonat e lidhura me lëvizjet motorike dhe imazhet
vizuale.
Kërkimi i
publikuar te NeuroImage, sugjeron se talenti i artistit mund të jetë i lindur.
Por stërvitja dhe mjedisi ku rritemi luan gjithashtu një rol thelbësor në
aftësinë e artistëve, thonë autorët e studimit.
Në shumë
fusha të shkencës, natyra ekzakte e marrëdhënies mes natyrës dhe ushqimit
mbetet e paqartë.
Rebeka
Çambërlein (Rebecca Chamberlain) autore kryesore e studimit tha se ishte e
interesuar për të kuptuar se si artistët e shohin botën ndryshe.
“Njerëzit
që janë më të aftë në vizatim me të vërtetë duket se kanë struktura më të
zhvilluara në rajonet e trurit që kontrollojnë performancën motorike të trupit
tonë si dhe atë që ne e quajmë memoria procedurale”, – shpjegon ajo.
Në studimin
e tyre të vogël, kërkuesit krahasuan trurin e 21 studentëve të artit me 23
joartistë, duke përdorur metodën e skanimit. Këto skanime zbuluan se grupimi i
artistëve ka më shumë materie gri në zonën e trurit të quajtur Prekunes.
“Kjo
pjesë është e angazhuar në disa funksione, por potencialisht në gjërat që mund
të lidhen me krijueshmërinë, si imazhet vizuale – apo të qenët të aftë për të
manipuluar imazhet vizuale në trurin tonë, për t’i kombinuar apo dekonstruktuar
ato”, – tha Çambërlein.
0 comments:
Post a Comment