18.4.14

Futbollisti shqiptar ishte përfaqësues i kampionit aktual të Ligës së Kampionëve nga edicioni i kaluar, Bayern Munich në ceremoninë e dorëzimit të treofeut në Lisbonë. 

Mesfushori  Xherdan Shaqiri e ka shoqëruar shefin ekzekutiv të shoqërisë, ish futbollistin legjendar, Karl-Heinz Rummenige drejt Lisbonës për të dorëzuar trofeun e “UEFA Champions League” të fituar një vit më parë në Londër.
Në ceremoninë simbolike të zhvillua në kryeqytetin portugez, ishte i pranishëm ambasadori i finales, legjenda tjetër e futbollit portugez e botërorë, Luis Figo dhe vet presidenti i UEFA-s, Michel Platini.
Rummenigge dhe Shaqiri ia dorëzuan trofeun numrit 1 të UEFA-s dhe kryebashkiakut të Lisbonës, Antonio Costa për finalen e muajit të ardhshëm që do të zhvillohet në stadiumin “Da Luz”.

Finalja e fundit e Champions League e zhvilluar në Lisbonë daton në vitin e largët 1967, ndërsa stadiumi “Da Luz” ka qenë nikoqirë edhe i ndeshjes së fundit të “Euro 2004” në mes të Portugalisë dhe Greqisë ku kombëtarja helene u shpall kampione Europe për herë të parë në histori..Xh.V.

0 comments:

Post a Comment