28.4.14

”Australi, ka ardhur momenti që të ndahemi. Eksperienca ime me Sydney FC ka përfunduar dhe vendimin tim ia kam komunikuar edhe drejtuesve të klubit, të cilët i falenderoj për këto dy vite dhe me të cilët do të jem i lumtur të eksploroj mundësi të reja pune në të ardhmen.” 
Me këto fjalë në faqen e tij zyrtare në internet Alessandro Del Piero ka lajmëruar largimin nga kampionati australian i futbollit, të paktën si lojtar.“Ishte një vendim i vështirë sepse isha i lumtur brenda dhe jashtë fushës, ashtu si familja ime. Australia do të mbetet gjithmonë në zemrën tonë. Jam ndjerë gjithmonë si në shtëpinë time”, thekson ish-kapiteni i Juventusit.Në lidhje me të ardhmen e tij, Del Piero thotë: “Do të marr kohën e duhur për të shqyrtuar mundësitë që kam.”Xh.V.

0 comments:

Post a Comment