28.4.14

Letra e fundit e shkruar në anijen historike “Titanik” mund të shitet plot 100 mijë paund, kur të dalë në ankand. Letra në fjalë është shkruar nga njëra nga të shpëtuarat e Titanikut, Esther Hart dhe vajza e saj 7 vjecare, vetëm 8 orë përpara se anija të godistë një ajsberg dhe të mbytej në 1912.
Letra ka mbetur dhe ekziston ende sot për shkak se Esther e kishte lënë atë në xhepin e palltos së bashkëshortit, i cili ja kishte dhënë asaj për ta ngrohur. E ruajtur ndër breza, kjo letër, pritet të dalë në ankand dhe të vlerësohet për plot 100 mijë paund. Në letër znj.Hart shkruante se po kalonin një kohë shumë të bukur në anijen më të madhe në botë ndërsa prisnin që të arrinin në New York më shpejt nga sa ishte parashikuar pasi anija udhëtonte me shpejtësi.


Bashkëshorti i Esther Hart, ndërroi jetë, bashkë me 1500 viktimat e tjera të kësaj tragjedie. Sendet e mbetura nga anija mbi 100 vjecare Titanik, janë shndërruar mirëfilli në biznes fitimprurës. Një menu restoranti e asaj ditë u shit për 76 mijë paund, një violinë e orkestrës së Titanik u shit për 900 mijë paund por thuhet se kjo letër është vërtet e vecantë sepse është shkruar më 14 prill, dita kur Titaniku u mbyt. Titaniku u mbyt mbrëmjen e të dielës së 14 prillit 1912, ditën e pestë të rrugwtimit nga Southampton në New York, pasi u përplas me një ajsberg në veri të Oqeanit Atlantik.


0 comments:

Post a Comment