28.4.14

Sulmuesi i skuadrës së Liverpool-it u cilësua përmes votimit si lojtari i vitit, nga Shoqata e Futbollit Profesional në Britani.

Kështu 27-vjeçari nga Uruguaji bëhet latino-amerikani i parë që merr medaljen për këtë titull prestigjioz. Suarez është lojtari i Liverpulit, I cili njëheri është realizatori më I mirë I vitit gjatë edicionit 2013/14 me 30 gola të shënuar. Me këtë titull, ai duket se i jep fund disa incidenteve të mëparshme që e kanë nxjerrë atë jashtë lojës. Gjatë vitit të fundit ai ka mundur të rifitojë admirimin edhe të rivalëve në saje të punës, performansës dhe talentit të tij të jashtëzakonshëm që ka demonstruar. 

Ndërsa si lojtari më i mirë i vitit për futbollistë të rinjë është shpaluur po sipas këtij votimi, lojtari i Chelssea-s, 23 vjeqari, Eden Hazard.Xh.V.

0 comments:

Post a Comment