20.3.14


Tetë ndeshje të zhvilluara sonte kanë përmbyllë  1/8 e finales së Europa League. Ashtu sic është pritur skuadrat favorite kanë arritur ose të shënojnë fitore ose të mbyllin ndeshjen me rezultat të favorshëm për aq sa ishte e nevojshme që të sigurojnë plasman në mesin e tetë skuadrave qerekfinaliste.


Skuadra Holandeze “AZ Alkmar” ka barazuar si mysafire në Rusi me Anzhi Makhaschkala për të vazhduar rrugëtimin në saje të fitores (1 : 0) si vendës para dy javësh. Benfikes i ka mjaftuar barazimi (2 : 2) në shtëpi ndaj Tettenhamit për të përmbyllur këtë fazë me rezultat të përgjithshëm 5 : 3, falë fitores nga ndeshja e parë (3 : 1) si mysafire.
Ndeshja kryesore e natës së sontme në kuadër të së tetës finales së Europa League është zhvilluar mes dy rivaleve italianë, Fiorentina – Juventus. Me gjithë rezultatin e pavolitshëm (1 : 1) si vendës nga ndeshjen e parë, Juventus nuk ka lejuar të befasohet. I ka mjaftuar një gol i veteranit Andreas Pirlo për të fituar të drejtën e kualifikimit të mëtejmë, duke përmbyllur sfidën me rezultat të përgjithshëm 1 : 2 nga dy ndeshjet e zhvilluara.
Takimi mes  Valencias dhe Ludogoretz është zhvillua sa për kurtoazi ngase fituesi dihej që më paë. Në fakt dilema se cila nga këto dy skudëra do të vazhdonin rrugën drejt garave të mëtejme ishte zgjidhur qysh në ndeshjen e parë kur Valencia kishte shënuar fitore si mysafire me rezultat të thellë (0 : 3)
Skuadra Franceze, Lyon edhe pse ka udhëhequr në pjesën e parë(0 : 1) në përballje me Vyktoria Plzen, në pjesën e dytë është treguar e ngathtë duke pësuar dy herë, por kjo nuk i ka ndihmuar mjaftueshëm vendësve pasi janë eliminuar me rezultat të përgjithshëm 3 : 5.
Ndeshje dinamike është zhvilluar edhe mes Napolit dhe Portos deri në fund të takimit. Napoli ka shënuar në pjesën e parë përmes Goran Pandevit për të kaluar pushimin në avantazh por në pjesën e dytë mysafirët ishin ata që kanë dominuar duke shënuar dy herë, në minutat 69’ dhe 76’ për t’ia përmbysur ëndërrat vendësve, të cilët mezi arritën të barazojnë në fund të takimit por që nuk u mjaftoi të kalojnë më tutje, edhe pse konsideroheshin favoritë në këtë ndeshje.
Dy takimet e fundit kanë qenë tejet dramatike: skuadra zvicerane, Bazel nga disavantazhi i pjesës së parë 1 : 0 ka arritur të kthehet në lojë duke shënuar dy gola në pjesën e dytë për të jetësuar ëndrrën e tifozërisë Zvicerane. Ndonëse kishte pësuar dy javë më parë si vendës, dy gola të shënuar si mysafirë ishin vendimtare që Bazel të kalojë këtë fazë garash drejt qerekfinales.
Ndeshja në mes rivalëve spanjollë, Betis – Sevila është përcaktuar pas ekzekutimit të penaltive. Pasi që  kjo ndeshje u mbyllë me rezultat 0 : 2, rezultat ky plotësisht identik sikurse në dneshjen e parë, sfida ka vazhduar dy herë nga 15 minuta, por edhe vazhdimet nuk kanë mjaftuar të përcaktohet fituesi. Pas ekzekutimit të penaltive skuadra e ka shënuar fitore me rezultat të përgjithshëm 5 : 6, pas ekzekutimit të penaltive në favor të skudrës mysafire.

Xh. Veseli

0 comments:

Post a Comment