20.3.14

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” ka fituar vendin e parë në edicionin e 59-të të Festivalit Ndërkombëtar të Folklorit në Agrigento të Sicilisë në Itali, i cili u mbajt prej 11 deri më 17 mars.

Trupa artistike e valltarëve nga Kosova ngadhënjeu në këtë festival në mesin e 13 ansambleve nga vende të ndryshme të botës.
Pas ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve, në këtë kategori u renditën Meksika dhe Serbia (që ndanë vendin e dytë) dhe Hungaria (në vendin e tretë).
“Shota” ishte në konkurrencë me Ansamblin profesionist të Transilvanisë (Rumani) për çmimin kryesor të festivalit (“Tempulli i artë”), që përfshinë ansamblin më komplet në të gjitha kategoritë e vlerësimit (Vallëzim, orkestër, defile, kostumografi...)
“Duhet cekur se ansambli rumun fitoi në këtë garë me një diferencë prej 6 pikësh (nga 500 të mundshme) edhe për faktin se ishte në numër më të madh, në ndërkohë që ansambli ynë udhëtoi me përbërje të reduktuar pas limitimit ad-hoc të numrit nga ana e organizatorit”, thuhet në njoftimin për media të Ansamblit “Shota”.

Kjo ishte pjesëmarrja e dytë e Ansamblit “Shota” në këtë festival. Në pjesëmarrjen paraprake, në vitin 2007, “Shota” ishte nderuar me vendin e tretë. 

0 comments:

Post a Comment