20.3.14

Dy vite më parë u transferua nga Basel te Bayern Munich për t’u bërë shqiptari i parë që bartë fanellën e gjigantit gjerman duke qenë pjesë aktive e ngjarjeve më të mëdha evropiane e botërore të futbollit, por gjërat duket të kenë marrë tatpjetën dhe se aventurat e tij tek Bavarezët duket se po përfundojnë.

Talenti kosovar, Xherdan Shaqiri, pritet që gjatë afatit kalimtar të verës t’i thotë lamtumirë skuadrës kampione të Evropës për t’i shqyrtuar ofertat e tjera që kanë filluar t’i trokasin në derë… .
Arsyet kryesore që kanë nxitë Shaqirin të mendoj për një largim të mundshëm, janë minutat e paktë që 22-vjeçarit po i jepen nga trajneri Pep Guardiola, dhe konkurrenca e madhe me emra të mëdhenjë me të cilën po përballet si: Robben, Franck Ribery, Toni Kroos e Mario Gotze.
Në një intervistë për të përditshmen zvicerane ‘Blick’, vëllai i Xherdanit, Erdini ka deklaruar se ‘xhuxhi’, ka nevojë që të luajë sa më shumë dhe nëse vijnë ofertat nga skuadrat e mëdha gjatë verës, ai do t’i shqyrtojnë ato.

“Xherdani është 22-vjeçar. Në këtë moshë ai duhet të luajë rregullisht dhe kjo nuk është duke ndodhur. Tani e presim verën. Kur skuadrat si Liverpool, Manchester United apo Inter e të tjera shfaqin interesim, atëherë ne patjetër se do t’i shqyrtojmë ofertat”, ka thënë Erdini.
Megjithatë, Erdini, menaxher i disa futbollistëve shqiptarë, ka bërë të ditur se qëllimi kryesor i tij dhe vëllait tij është qëndrimi në Bayern Munich.

0 comments:

Post a Comment