24.3.14

Ditëve të fundit edhe shtypi Turk ka filluar një fushatë mediale për të përfituar nga shërbimet e supertalentit njomak, Adnan Januzaj, duke cituar babain e tij, i cili mësohet të ketë deklaruar: “Djali im do të zgjedhë Kosovën ose Turqinë”. Ndërkaq mediat Belge raportojnë për një ftesë - ofertë të shpejtë në adresë të Januzaj për botërorin “Brazili 2014”

Sic raportohet nga mediat turke talenti i ri i Mançester Unitedit pritet të zgjedhë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Ditë më parë, selektori i Kombëtares së Futbollit  të Turqisë, Fatih Terim, ka deklaruar se ai dhe drejtuesit e Federatës Turke do të bëjnë cmos që të përvetësojnë supertalentin  Adnan Januzaj.
Januzaj nuk ka zgjedhur ende me cilën kombëtare do të luajë. Ai ka lindur në Bruksel, është formuar tek Anderlehti para se të kalonte në Angli, ndërsa ka luajtur me ekipet e shpresave të Belgjikës. Supertalenti 18-vjeçar ka mundësi të zgjedhë ndërmjet disa shteteve, ndërsa në një aksion në drejtim të tij është lëshuar edhe Turqia.
Sipas medieve turke, babai dhe menaxheri i Januzajt, Abedini, ka bërë të qartë se djali i tij pritet të vendosë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë: “Djali im do të zgjedhë Kosovën ose Turqinë”, raportojnë deklaratën e Abedinit, mediat turke, si “Haberler”, “NTV” etj.
Në anën tjetër mësohet se shtypi belg ka raportuar për një ftesë - ofertë konkrete në adresë të Januzajt që pritet t’i bëhet shumë shpejt për t’iu bashkuar kësaj përfaqësuese në Botërorin e verës,  “Brazilit 2014”.

Xh.V.



0 comments:

Post a Comment