24.3.14

Shorti i Ligës së Kampionëve ka vënë përballë dy skuadra tejet të mëdha, por me formë krejtësisht të kundërt. Derisa Bayern Munich po shkatërron gjithçka para vetes, skuadra e Moyes ende nuk është në formën e duhur. Megjithatë në SHBA ky konstatim nuk qëndron, ose së paku amerikanët nuk duan t’ia dinë për formën aktuale të skuadrave rivale cerekfinaliste. Ata kanë favorizuar bindshëm Manchester United në një sondazh të realizuar ku kërkohej të përgjigjeshin në pyetjen se cila nga skuadrat do të kualifikohet për gjysmëfinale të Champions League? 

Pavarsisht nga fakti se futbolli nuk është sporti më i popullarizuar në SHBA, madje nuk hyn as në mesin e disa sporteve që renditen ndër më të popullarizuarat në shtetin më të popullarizuar të botës, aspak nuk do të duhej të quditeshim poqëse amerikanët ia kanë qëlluar me konstatimin paraprak.

Praktika ka treguar që supozimet e atyre që nuk janë të infiltruar apo motivuar drejtpërdrejtë e që vlerësojnë me objektivitet dhe nga këndvështrime të pavarura emocianale, dalin të jenë më të sakta.
Pavarsisht nëse amerikanët do t’ia qëllojnë ose jo, për shqiptarët si miqë të tyre të dëshmuar e të devotshëm, aspak nuk do të ishte hendikep. Nëse sondazhi amerikan del të jetë i saktë, simpatizuesit shqiptarë do t’i gëzoheshin sepse do të fitonte skuadra e Adnan Januzaj, në të kundërtën, sërisht nuk do të kishte arsye që simpatizuesit shqiptarë të mos u ishin mirënjohës amerikanëve. Tifozëria shqiptare s’ka përse të zhgënjehet sepse në atë rast do të fitonte skuadra e shqiptarit tjetër, ajo e Xherdan Shaqirit.

Miqtë mbeten miqë madje edhe në sondazhe! 

0 comments:

Post a Comment