12.3.14

Dy banera që janë shfaqur dje në tribunat e stadiumit “Alianz Arena”, në ndeshjen e së tetës finales mes Bayernit dhe Arsenalit, ka nxitur UEFA-në të shqyrtojë mundësinë e dënimit të Bayern Munich.
Në njërin baner ishte mbishkrimi “Gay Gunners” ndërsa në tjetrin ishte mesazhi për Kosovën ku shkruante: “Thuaj jo Racizmit, thuaj po Kosovës”, e që I ishte atribuuar UEFA-së dhe FIFA-së, e që ku kërkohej që Kosova të pranohet me të drejta të plota në asociasnet ndërkombëtare të futbollit.  


Mbishkrimi në banerin 'GAY Gunners', ka fyer rëndë skuadrën e Arsenalit, ndërsa UEFA ka vendosur të hetojë edhe rastin tjetër që lidhet me mesazhin dhe jehonën e saj për Kosovën. Një gjë të tillë e ka konfirmuar një nga gazetarët më respektabil të futbollit në Europë, Pedro Pinto nga Portugalia. 

0 comments:

Post a Comment