12.3.14

Sulmuesi më produktiv i cili ka vulosur fatin e shumë ndeshjeve të 'djajve të kuq', Wayne Rooney, ka treguar se është duke mbajtur stërvitje shtesë me Adnan Januzaj.

Rooney ka thënë se stërvitja shtesë me nëntëmbëdhjetë vjeqarin kosovar, Adnan Januzaj, po i ndihmon shumë.  "Pasi përfundon stërvitja me skuadrën unë qëndroj me Januzajn. Ne punojmë më shumë në goditje të lira dhe krosime. Kjo gjë më bën mua mirë, sikurse edhe Adnanit". 

"Po mundohem ta ndihmojë shumë Adnanin. Ai është i ri dhe jam i bindur se do të jetë një lojtar i shkëlqyeshëm në të ardhmën. Mendoj se lojtarët e rinjë duhet të stërvisin gjatë gjithë kohës, poashtu edhe lojtarët që kanë përvojë duhet stërvitur sa më shumë që të jenë në formë gjithnjë" është shprehur Rooney.

0 comments:

Post a Comment