12.3.14

Skulptori gjilanas, Avni Behluli po merrë pjesë në 'International Art Rezidental Project', në Kajro të Egjiptit. Ai është pjesë e turnit të parë të kësaj ngjarjeje të madhe të artit pamor, ngjarje kjo që do të vazhdojë edhe gjatë muajit prill.

Paraprakisht, skulptori Behluli ka thënë se ka marrë ftesë krahas 11 skulptorëve tjerë të përzgjedhur nga vende të ndryshme të globit si India, Anglia, Azerbeigjani, Rumania, Italia, Holanda, ndërkohë që ai është përfaqësuesi i vetëm nga Kosova.
Karakteristikë e kësaj kolonie është se aty merrë pjesë edhe artisti Shefqet Emini me prejardhje nga Kosova por që jeton e vepron në Holandë.

“kjo është një koloni ku do të punohet dhe veprat që realizohen më pas do të ekspozohen”, ka thënë Behluli para nisjes. Ai ka shtuar se temat do të jenë me motive nga kultura dhe tradita egjiptiane. Behluli është i njohur si skulptor i dalluar me një bagazh voluminoz krijues si dhe ish student i skulptorit të ndjerë, Akademik Agim Cavderbasha. Ai gjithashtu ka theksuar para nisjes se nëse i jepet mundësia dhe ka kushte, do të punojë në skulpturë, përndryshe ka deklaruar se do t’i qaset pikturës në këtë ngjarje të rëndësisë së veçantë artistike.

Nën përkujdesjen e kuratores Stella Velka, Behluli në Egjipt do të qëndrojë një muaj. 

0 comments:

Post a Comment