28.5.14

Aktori Uliks Fehmiu ka qëndruar në Begorad ku ka marrë pjesë në xhirimet e filmit “Rrugica kryengritrëse”. Ai shpesh kthehet në Beograd, që nga viti 1993 kur kishte emigruar në Nju Jork, ku edhe sot e asaj dite jeton së bashku me bashkëshorten, njëherit kolegen e tij, Snezhana Bogdanovic dhe fëmiun e tyre, shkruan “Puls”.
Pas vdekjes së të atit, legjendarit Bekim Fehmiu, në Beograd e pret e ëma, aktorja Branka Petric, mirëpo gjithnjë e më rrallë edhe ndonjë project filmi. Shumë shpejt ai do të paraqitet në një të tillë projekt, shkruan “Puls”, duke precizuar se Fehmiu do të jetë mishërim i një të dyshuari për krime lufte dhe gjenocid, në rolin e tij të ri në projektin kinematografik me titull pune “Rrugica kryengritëse”, nga regjisori Miroslav Terzic.
Ai poashtu ka treguar se cka e ka tërhequr për një rol të tillë: “Kam pranuar rolin sepse skenari është i jashtëzakonshëm, ka thënë Uliksi, duke shfaqur kënaqësinë e tij që luan përkrah aktorit Gordan Kicic, duke konstatuar poashtu se është e rëndësishme që një film i tillë realizohet më në fund.
“Gordan më ka sqaruar se cka ka ndodhur gjatë viteve të hulumtimit të krimeve të luftës, duke më treguar poashtu edhe për të gjitha komunikimet me njerëzit dhe gjykatën speciale, saktëson aktori Fehmiu, i cili në këtë film sërish ka bashkëpunuar me aktorin Rede Serbegjia, një mik e koleg me të cilin, sic ka thënë, megjthatë rrallë shihet.
“Sigurisht se Rade dhe unë bashkëpunojmë dhe koordinohemi mjaft mirë, por nuk shoqërohemi.  Ai më parë ka jetuar në Londër dhe më pas është shpërngulur në Los Angjelos, ndaj duke pas parasysh se ne të gjithë shëtisim gjithandej nëpër botë, edhe takohemi ndonjëherë.”, ka thënë Fehmiu, duke vlerësuar se ka marëdhënie të shkëlqyeshme me të, ngase ai është një mik i vlerësuar i prinërve të tij”.
Përpos filmit, Uliksi në ShBA i është përkushtuar profesionit të bukëpjekësit për cka ka treguar në mënyrë simbolike se si buka që prodhohet në ShBA ëshët shumë më e mirë, duke sqaruar poashtu se gjasat që të hap një lokal bukëpjekësi në Beograd, janë shumë të vogla.


“Në ShBA jam plotësisht i panjohur, dhe atje jetoj nga profesioni i bukëpjekësit. Do të doja që të pjekë bukë e cila do të ishte shumë më e mirë se ajo që përdorin aktualisht qytetarët e Beogradit”, është shprehur me shaka Fehmiu. duke vijuar se qytetarët do të mund të përdornin bukë shumë më të mirë, por, sipas tij, përpos atyre ideve romantike, nuk ekziston asgjë tjetër” ... “Në Beograd më kualitativ është filmi se buka”, ka thënë për “Puls”, aktori Uliks Fehmiu, duke vënë në spikamë pak a shumë se nuk ka mjaftueshëm gjëra që kanë ndryshuar nga mendësia e së kaluarës./Kult-Info./Përktheu e përshtati për botim: Xh.V.

0 comments:

Post a Comment