14.5.14

Filmi Grace of Monacodo të hapë edicionin e 67-të të festivalit më prestigjioz botëror të industrisë kinematografike,Caness 2014. Ky film, në të cilin rolin kryesor, atë të Princeshës së Monakos, të vdekur aksidentalisht në vitin 1982, e luan aktorja e famshme, Nicole Kidman, është realizuar nga regjisori francez me nam, Olivier Dahan, i njohur për hit-in  e tij të mëhershëm  kinematografik kushtuar këngëtares së famshme, Edith Piaf.



Një vecori tjetër që ka karakterizuar këtë film, ka qenë mosmarrveshja mes producentit dhe regjisorit për ekskluzivitetin e distribuimit. Kjo mosmarrëveshje ka qenë mollë sherrie që për pasojë është cilësuar mjaft skandaloze nga mediat për shkak të kontestit të të drejtave të distribuimit, ekskluzivitet ky i producentit, Harwey Weynston, por që sipas ligjeve franceze ka qenë enigma, ngase ligjet në fuqi nuk i mohojnë të drejtat as regjisorit në këtë aspekt.
Ndonëse prodhuesit e filmit dhe regjisori kanë njoftuar se zënkat dhe kontestimet përfundimisht janë zgjidhur, megjithatë filmi nuk ka kaluar lehtë nga kritika franceze e ajo botërore!   
Tetëmbëdhjetë filma nga regjisorë botërorë, në mesin e të cilëve edhe filma nga Mauritania e Japonia e largët, përbëjnë konkurrencën e Cannes 2014për cmimin kryesor të festivalit, Palma e artë, nga më të vlerësuarit për prurjet e vecanta nga bota e filmit.
Disa nga vecoritë tjera që do të karakterizojnë këtë festival, janë edhe pritjet e orgazatorit që pretendon se do të vizitohet nga 127 mijë vizitues, 3 mijë profesionistë të akredituar, 4 mijë gazetarë botërorë si dhe 700 teknikë.  
Një numër i madh mysafirësh e konkurrentësh të drejtpërdrejtë, kanë arritur që dje  në Cannes, ndërsa mësohet që ka nga ta të cilët për më shumë se 20 vjetë janë pjesë e rregulllt e ngjarjes më të vlerësuar të botës filmit,festivalit prestigjioz të Cannes.

Juria e festivalit përbëhet nga 9 anëtarë, kryesuar nga Stiven Spilberg, kurse festivali do të zgjasë nga sot deri më 26 maj kur përfundimisht mësohen emrat e fituesëve në ceremonin zyrtare të ndarjes së cmimeve.Xh.V.

0 comments:

Post a Comment