14.5.14

Kombëtaret përfaqësuese që kanë fituar të drejtën të hyjnë në mesin e 32 skuadrave për Kampionat Botërorë, janë në vlugun e përgatitjeve dhe komponimeve finale të përbërjeve të tyre, me të cilat do të shpresojnë të arrijnë rezultate sa më të mira.
Tanimë kanë bërë publike listat e lojtarëve shumë prej tyre, në mesin e të cilëve sot ka prezantuar listën e tij edhe selektori i Kombëtares së Francës, Didier Deschamp. Ai ka grumbulluar skuadrën për herë të parë, kur kanë mbetur më pak se një muaj para fillimit të Kampionatin Botëror 2014.
Kjo është lista zyrtare e 23 lojtarëve të cilët do të paraqiten në Botëror ndërsa, në këtë listë mungojnë lojtarët si, Nasri, Sanogo, Gameiro, teksa Erick Abidal ka treguar se është pensionuar nga kombëtarja franceze.
Lista e plotë: 
Portierët: Lloris, Mandanda, Landreau.
Mbrojtësit: Debuchy, Sagna, Koscielny, Sakho, Varane, Mangala, Digne, Evra.
Mesfushorët: Cabaye, Grenier, Matuidi, Mavuba, Pogba, Sissoko, Valbuena.
Sulmuesit: Benzema, Giroud, Griezmann, Ribery, Remy. Xh.V.

0 comments:

Post a Comment