14.5.14

Vetëm disa orë pasi selektori i Kombëtares Franceze, Didier Teshamps ka bërë publike listën e emrave të përfaqësueses tij për botërorin e Brazilit dhe lënien jashtë kësaj liste të futbollistit të Manchester City-t, Samir Nasri, nuk kanë munguar komentet frustruese në adresë të tij.
Njëra nga më të pakënaqurat, e cila ka shfaqur hapur frustimin e saj me këtë vendim, është e dashura e futbollistit, Anara Atanes, e cila nuk ka hezituar të adresojë fyerje të rënda në adresë të përzgjedhësit Deshamps dhe vet shtetit francez. Anara Atanes është një modele britanike, ndërsa është shprehur shumë e pakënaqur me vendimin e përzgjedhësit të Francës për ta lënë jashtë kombëtares të dashurin e saj, 26-vjeçarin Samir Nasri.
Në rrjetin social Twitter, ajo e ka cilësuar shtetin Francez dhe trajnerin Didier Deschamps me një fjalor shumë banal. "Francë e ndyrë, Dechamps i ndyrë, çfarë menaxheri ndyrësirë". "Në rast se nuk e lexuat cicërimën time të mëparshme...  po e përsëris…  Francë e ndyrë, Deschamps i ndyrë". "Të jemi të qartë, nuk jam e pikëlluar sepse do ta kem të dashurin tim dy muaj të plotë pranë vetes. Mendoj se respekti ka një nivel të caktuar", ka shkruar Anara.

26 vjeqari Nasri është një futbollist cilësor dhe vendimi i djeshëm i  Deshamps  është pritur me rezerva të theksuara edhe nga mediat franceze. Po t’I referohemi shënimeve në Ëikipedia mësohet se Samir Nasri që nga viti 2002, atëbotë si 15 vjeqarë, ka qenë pjesë aktive e përfaqësueses U 16 të Francës, duke mos u larguar asnjherë nga grupmoshat e mëpastajme U 17 (2003 – 2004), U 18 (2004 – 2005), U 19 (2005 – 2006), U 21 (2006 – 2007), për të kaluar më pas në përbërjen e parë të përfaqësueses tij, duke shënuar 5 gola në 41 ndeshje sa ka zhvilluar gjithsej, që nga viti 2007 e këtej.Xh.V.

0 comments:

Post a Comment