17.3.14

Cfarë fshihet pas kësaj foto? A ka një krisje raportesh mes Guardiolas e Shaqirit apo është një foto spontane që ka të bëj me një situatë serioze dialogu, apo mbase është vetëm një gërvishtje në fytyrë? Kjo tani për tani është vështirë të konstatohet, por pamjet nga stërvitja e së djeshme krijojnë përshtypjen se mesfushori kosovar nuk i ka fiksuar mirë idetë e shefit të tij, Pep Guardiola. Madje duket se ka pas një përplasje verbale mes tyre!


Çfarë ka ndodhur? – Sipas “TZ”, mësohet se gjatë stërvitjes ata kanë pasur një debat ku shihet që Guardiola i sqaron mesfushorit taktikat e tij, por mënyra e sjelljes aspak nuk duket e hijshme. Shaqiri qëndron statik kurse spanjolli i demonstron forcën me veprime, duke i vënë gishtin në kokë për t’i sygjeruar se duhet të veproj me mend!
Ndonëse mesfushori gjilanas është pjesë e skuadrës Nr-1 aktualisht në planet dhe se kjo është një ëndërr e çdo futbollisti, megjithatë duket se pakënaqësitë e tij kanë filluar të dalin në sipërfaqe. Anëtari i kombëtares zvicerane, në të shumtën e rasteve ka qëndruar në stol të bavarezëve dhe kjo ka shkatuar spekulime mediale për një “divorc” të mundshëm në fund të edicioni të garave 2013/2014. Një gjë të tillë duket ta kenë vërejtur shumë skuadra gjithandej kontinentit të vjetër. Interesim për Shaqën kanë shfaqur deri më tani disa skuadrat ndër më cilësore të ligave prestigjioze si ajo italiane, angleze, gjermane, etj. Madje në bundesligën gjermane kohëve të fundit është përfolur një huazim i mundshëm te Borusia Menhengladbah, por Shaqiri citohet t’i ketë demantu këto spekulime përmes “goal.com”, ku citohet të ketë thënë se për një gjë të tillë dëgjon për herë të parë nga mediat, duke lënë të kuptohet se ato janë vetëm spekulime mediale dhe se e tëra është pjellë e imagjinatës së drejtuesve të Menchengladbah-ut.
Ndonëse e ardhmja e tij mbetet për t’u diskutuar javëve të ardhshme, Shaqiri ka një mundësi të artë të dëshmojë kualitetet e tij të jashtëzakonshme në Kampionatin Botërorë, “Brazil 2014”, ku do të bartë barrën kryesore të Kombëtares Zvicerane gjatë kësaj vere.

Xh.V. 

0 comments:

Post a Comment