6.3.14

Poezi, Federico Garcia Lorca

Çfarë të them për poezinë? 
Çfarë mund të them për këto re, për këtë qiell?
T'i shoh, t'i shoh, t'i shoh... dhe kurrgjë më tepër. Ti do ta kuptosh se një poet nuk mund të thotë kurrgjë për Poezinë. T'ua lëmë këtë detyrë kritikëve dhe profesorëve. Mirëpo, as ti, as unë, as kurrnjë poet nuk e dimë ç'është poezia vertetë, dhe s'do të dimë përjetë!



- Cikël me poezi nga Federico García Lorca

* GJUETARI

Pishnajë e lartë!
Katër pëllumba në ajër.
Katër pëllumba fluturojnë
dhe kthehen sjellin plagë
katër hijet e tyre.
Pishnajë e ulët!
Katër pëllumba
mbi tokë rrinë




* SHIU

Shiu ka një sekret tërheqës butësie
Një kotullim largues e të ëmbël,
një muzikë përvujtëse
zgjohet me të dhe vibron
shpirtin e përgjumur të peizazhit...
O shi i qetë, pa stuhi, pa erë,
shi i heshtur i butë fushash
dhe me dritë të ëmbël,
shi i mirë e paqësor, shi i vërtetë,
sa i përmallshëm e i trishtë bie mbi sendet!
O shi françeskan që ngërthen në çdo pikë
Shpirtra me burim të pastër e gurrash të përulur!
Kur bie mbi fusha ngadalë
Trëndafilat e gjoksit tim hap me tingujt e tu...

* Fillon vajtimi i kitarës

Fillon vajtimi
i kitarës
Thyhen gotat
E mëngjesit
Fillon vajtimi
i kitarës
E kotë
Ta qetësosh.
Qan e lodhur
siç qan uji
siç qan era
mbi dëborë.
Është e pamundur
ta qetësosh
Qan
për gjëra të largëta
për rërën e jugut përvëlues
që kërkon gamilje të bardha.
Qan shigjetën pa nishan
mbrëmjen pa të nesërme
dhe zogun e parëtë ngordhur
mbi degë
O kitarë!
zemërçpuar
Nga pesë shpata.

0 comments:

Post a Comment