6.3.14

Pas plot 50 vitesh kryesim si filmi më i mirë i realizuar në historinë e kinemasë, “Citizen Kane” (Qytetari Kejn) tanimë i ka lërë vendin “Vertigo - s”,  së Hitchcock-ut. Cdo dekadë, revista e mirënjohur "Sight & Sound" pyet një grup ndërkombëtarë kritikësh, akademikësh, e profesionistësh të sferës kinematografike, për të zgjedhur 10 filmat që sipas tyre meritojnë të jenë pjesë e listës së filmave më të mëdhenjë të historisë. Herën e fundit ky sondazh ka parapa 'rrëzimin nga froni" të filmit të mirënjohur të Orson Welles. Dhe në të vërtetë, për herë të parë filmit ikonë të Welles, i duhet t’ i nënshtrohet një tjetër emri të madh siç është ai i ‘Vertigos’ së Hitchcock. 

Ja 10 filmat që kryesojnë këtë listë të dekadës: 





“Vepra më e lartë e misterioze e Hitchcock-ut (emblemë e kinemasë dhe e artit). Paranoja dhe obsesioni nuk janë kombinuar kurrë me bukur” – Marco Müller








Citizen Kane
Orson Welles 
Duhet një kritikë e plotë për të kuptuar se përse ky film prej 50 vitesh qëndronte në krye të listës. Ajo që mund të themi me pak fjalë, është se revolucionarizoi një herë e mirë mënyrën e konceptimit të linjës së filmit, ndërtimit të skenarit, përcjelljes së kolonës zanore, duke ndryshuar një herë e përgjithmonë historinë e kinemasë. Pra, që ta konsiderosh më të madhin, duhet të mbash parasysh edhe vitin e xhirimit, 1941.

“Gjithë jeta e celuloidit është prezente në “Citizen Kane”; edhe për herë të parë edhe për të disatën herë pasi e sheh, ai film mbetet për t'u zbuluar” – Trevor Johnston











Tokyo Story
Ozu Yasujiro, 1953 
E vëshirë të përjetosh përmes një filmi tjetër ndjesinë që merr nga Tokyo Story. Një përrallë e së shkuarës, që zhvendoset në realitetin e vetmuar të shoqërisë industriale.



“Tokyo Story rafinon artin e Yasujiros thuajse në perfeksion, duke krijuar një film të rrallë me përmasa universale për familjen, kohën, dhe humbjen” – James Bell.


Jean Renoir, 1939 


 ”Thjesht filmi më i madh francez i realizuar nga regjizori më i madh i Francës” - Olivier Père




Sunrise: A Song of Two Humans
FW Murnau, 1927 (93 vota)










2001: Space Odyssey
Stanley Kubrick,1968



 ”2001: A Space Odyssey lartohet si një monument, një hap i madh vizionar, një vepër e pa arritshme në vizionin që jep për njeriun dhe raportin e tij me universin” - Roger Ebert


The Searchers
John Ford, 1956 








Man With a Movie Camera
Dziga Vertov, 1929 








The Passion of Joan of Arc
Carl Dreyer, 1927
Mbetet një nga filmat më të mëdhenj të kinemasë së hershme, një film transhendental që përmban lot, zjarr dhe çmenduri, të cilat përcillen përmes ekspresionit të prekshëm të fytyrave njerëzore. Gjatë viteve ka rezultuar të jetë një film tejet i vështirë për tu parë, por megjithatë nuk ka dalë asnjëherë nga vëmendja e kritikës, e cila e ka përcjellë me të gjithë tablonë e kohës kur ky film u xhirua. Në Toronto International Film Festival të 2010, u cilësua si filmi më influencues i të gjitha kohërave, ku Jonathan Rosenbaum e përshkroi si ‘majën e kinemasë së heshtur, e ndoshta dhe të vet kinemasë’.







Federico Fellini, 1963 
“Pa diskutim filmi që me më shumë mprehtësi arrin të shprehë agoninë e krijimit dhe cirkun që rrethon xhirimin e një filmi, duke u shfaqur në të njëjtën kohë disi narcizist, i hidhur, nostalgjik, i ngrohtë, kritik e qesharak. Ëndrrat, makthet, realiteti dhe kujtimet bashkëjetojnë brenda të njëjtës kohë; shikuesi e sheh botën e Guidos jo si është, por më ‘realisht’, ashtu siç e përjeton ai, duke e vendosur në një linjë që kalon nga Surrealistët tek David Lynch” – Mar Diestro Dopido.





0 comments:

Post a Comment