6.3.14

Medalja e Akademisë Suedeze paraqet një djalë të ri që rri ulur nën një dru dafine, që i dëgjon dhe shkruan këngën e Muzës. Në medalje shkruan:
Inventas vitam juvat excoluisse per artes
që në përkthim të fjalëpërfjalshëm do të thotë:
krijimet përmirësojnë jetën që është e zbukuruar përmes artit.
Këto janë vargje nga Eneida e Virgjilit, kënga VI, vargu 663.
Emri i lauratëve gdhendet poshtë figurave, ndërsa teksti “ACAD. SUEC.” Do të thotë Akademia Suedeze.
Medalja e Çmimit Nobel për Letërsi është dizajnuar nga Erik Linberg.







Shkencëtari suedez Alfred Nobel, në testamentin e tij të vitit 1895, ndër pesë çmimet që duhet të jepen, përcaktoi një çmim për letërsinë, për personin që në fushën e letërsisë krijon “veprën më të mirë në një drejtim ideal”. Laureati (fituesi i çmimit) duhej të përcaktohej nga “Akademia e Stokholmit”, që më vonë sipas statutit të Fondacionit Nobel u saktësua se është Akademia Suedeze. Sipas këtij statuti, përkufizohet belles-lettres, “jo vetëm letërsia, por edhe shkrimet e tjera, që për nga cilësia e formës dhe stilit kanë vlerë letrare”. Po ashtu u zbut qëndrimi që çmimi tu jepej veprave të botuara “në vitin paraprak” duke u zgjeruar edhe në “veprat e vjetra”, nëse “rëndësia e tyre nuk ishte bërë e qartë deri në atë kohë ”. Kandidatët, sipas statutit, duhet të emërohen me shkrim nga ata që mund ta bëjnë këtë deri më 1 shkurt të çdo viti. Sipas rregullores, të drejtën për të emëruar e ka Akademia Suedeze si dhe akademitë e tjera, institucionet dhe shoqatat e ngjashme me të në bazë të themelimit dhe të qëllimit. Gjithashtu këtë të drejtë e kanë edhe mësimdhënësit universitarë të estetikës, letërsisë dhe historisë. Një amandament i vitit 1949 qartëson kategorinë e mësimdhënësve: “profesorët e letërsisë dhe fillologjisë në universitete dhe kolegje universitare”. E drejta për të emëruar në atë kohë iu dha edhe fituesve të mëparshëm të Çmimit Nobel dhe “kryetarëve të shoqatave të autorëve që janë përfaqësues të krijimit letrar në vendet e tyre”. Statuti, po ashtu, përcakton themelimin e Komitetit të Nobelit “për të dhënë qëndrimin e tyre në lidhje me dhënien e çmimeve” si dhe të Institutit të Nobelit me një bibliotekë që duhej të mblidhte një koleksion substancial të letërsisë moderne. Fituesi i Çmimit Nobel për letërsi shpallet çdo vit më 10 tetor.



0 comments:

Post a Comment