2.5.14

Lista e rregullave të Vonnegut të cilat realisht do të duhej respektuar parimisht kur shkruani tregime të shkurta.
“Shkruaj për të kënaqur një person. Nëse hap dritaren tënde dhe mundohesh t'i japësh kënaqësi të gjithë botës, do të të zërë pneumonia (metaforike, sigurisht)”.
(Citimi i mësipërm është një nga tetë rregullat për shkrimin e tregimeve të shkurtëra sipas autorit amerikan, Kurt Vonnegut.)

Rregullat e Vonneg-ut janë të thjeshta, të shkurtra, dhe jo tamam kategorike. Ja lista e rregullave të nevojshme, por jo gjithsesi të domossdoshme, për të shkruajtur tregime të shkurtëra sipas Vonneg-ut: 
 Rregulli 1.
Përdore kohën e një të panjohuri në mënyrë të tillë që ai apo ajo të mos ndihet sikur ajo kohë është e humbur.
 Rregulli 2.
Jepi lexuesit të paktën një personazh të cilin ai do të ketë mundësi ta mbështesë.
 Rregulli 3.
Çdo personazh në shkrim duhet të dojë diçka, edhe sikur 'diçka-ja' të ishte thjeshtë, madje vetëm një gotë ujë.
 Rregulli 4.
Çdo fjali duhet të bëjë një nga këto dy gjëra: 
-të zbulojë tiparet e nje personazhi, ose
-të përparojë ndodhitë e tregimit.
 Rregulli 5.
Fillo sa më afër fundit që të mundesh.
 Rregulli 6.
Je (bëhu) sadist*! Pak rëndësi ka sa të ëmbël dhe të pafajshëm mund të jenë personazhet tuaj kryesore. Atyre duhet t'u ndodhin gjëra të tmerrshme. Vetëm kështu lexuesi mund të shohë tiparet e vërteta të personazheve.
 Rregulli 7.
Shkruaj për të kënaqur një person. Nëse hap dritaren tënde dhe mundohesh t'i japësh kënaqësi të gjithë botës, do të të zë pneumonia (metaforike, sigurisht)!
 Rregulli 8.
Jepu lexuesve sa më shumë informacione që mundesh dhe sa më shpejt që është e mundur. Në djall vaftë surpriza dhe tensioni. Lexuesi duhet të kuptoj tregimin tuaj aq shumë sa të mundet të mbaroj vetë historinë e treguar, bie fjala, edhe nëse ‘buburrecat’ do t'ia hanin faqet e fundit të librit.  


Në fund të listës, Vonnegut thotë se autorët e mëdhenjë janë të aftë t'i thyejnë të gjitha rregullat, përveç të parit.Përgatiti për botim: Xh. Veseli

0 comments:

Post a Comment