2.5.14

Spanja, Anglia, Gjermania, … jo Italia por Portugalia, pastaj Italia. Kështu duket radhitja më e fundit e UEFA-s.
Barazimi i mbrëmshëm gjegjësisht eliminimi i Juventus-it nga Benfika, përpos që ka shkaktuar një ‘shok traumatologjik’ në taborrin e Torinezëve ka luhatur skajshmërisht edhe vet prestigjin e futbollin italian në përgjithësi. Eliminimi në gjysmëfinale të Europa League të skuadrës aktualisht më cilësore azure ka ndikuar drejtpërdrejt në rënien për një pozitë, nga e katërta në të pestë, të futbollit Italian në listën e UEFA-s.


Një gjë e tillë nuk ka ndodhur që nga viti 1984, mirëpo italianëve nuk iu rrezikohet numri i skuadrave në Champions League dhe në Europa League. Portugalia ka arritur të jetë më lartë në listën e UEFA-s, teksa Italia ka rënë në vendin e 5. Nëse skuadra e Benficas arrin të fitojë Europa Leaguen atëherë, diferenca ndërmjet dy kampionateve, të Portugalisë dhe Italisë do të ngushtohej edhe më shumë. Nëse ekipet Italiane vazhdojnë të kenë paraqitje të dobëta sikurse në këtë sezon, atëherë në të ardhmen do të rrezikoheshin nga Rusia dhe Franca. Kjo flet më së miri se e ardhmja e futbollit europian duket e paqartë, pavarsisht se për dekada me radhë ka qenë e dominuar plotësisht, kryesisht nga skuadrat e vendeve më të zhvilluara ekonomikisht të kontinentit tonë.Xh.V.

0 comments:

Post a Comment