2.5.14

(Ese nga Bob Moorehead)



Paradoksi i kohës sonë në histori është se kemi ndërtesa të larta por kemi edhe ndjesinë e shtypjes poaq; me rrugë krejtësisht të lira por me pikëvështrime të ngushta; harxhojmë pa hesap por kemi shumë humbje; blejmë më tepër por shijojmë së paku; kemi shtëpi të mëdha dhe familje të vogla; më shumë komoditet por kohë s’kemi fare; kemi më shumë tituj por më pak sens; më shumë dije por më pak gjykim; shumë specialistë por më shumë probleme; më shumë ilaçe por më pak shëndet... Tymosim shumë, pimë shumë, shpenzojmë të shkujdesur, gazmojmë më pak, udhëtojmë më shpejt, zemërohemi menjëherë, qëndrojmë deri vonë, zgjohemi më të lodhur, lexojmë më pak, shohim TV më shumë, e lutemi gjithnjë pak e më pak.

I kemi shumëfishuar pasuritë por pakësuar vlerat e shpirtit; flasim tepër duam rrallë dhe urrejmë shumë shpesh. Ne kemi mësuar të krijojmë mjedisin, por jo jetën. Ne ia shtuam vitet jetës, por jo jetën viteve. Ne udhëtuam në hënë dhe u kthyem, por kemi drojë të kalojmë rrugën për të takuar fqinjin e ri. Jemi pushtues të hapësirave të jashtme, por jo të hapësirave të brendshme. Ne kemi bërë gjëra të mëdha, por jo gjërat më të mira. Ne e pastrojmë ajrin, por fëlliqim shpirtin; ne e zotërojmë atomin, por jo paragjykimin. Ne shkruajmë shumë, por mësojmë pak. Ne thurim shumë plane, por realizojmë pak. Ne kemi mësuar të ngutemi, por jo të presim. Ne krijojmë shumë kompjuter, i mbushim plot informacione, prodhojmë më shumë kopje se kurrë, por veç komunikojmë pak...
Kjo është koha e ushqimeve të shpejta, por e tretjeve të ngadalshme; e burrave të mëdhenjë dhe e karaktereve të vogla, e përfitimeve të mëdha dhe e marrëdhënieve të cekta. Këto janë ditë të dy rrogave në familje, por e më shumë divorceve; e godinave të hijshme, por e familjeve të prishura. Këto janë ditët e udhëtimeve të shpejta, e hedhjes së pelenave, e braktisjes së moralit, e një nate qejfi dhe aq; e mbipeshës së trupit, e tabletave që mund të bëjnë gjithçka nga harendjellja, të heshtin, të vrasin. Është koha kur ka aq shumë në vitrinën e mallrave e gjë prej gjëje në magazinë nuk ka.
Mos harroni, kaloni ca kohë me të dashurit tuaj, sepse ata nuk do të jenë përreth përgjithmonë. Jeta nuk matet me sasinë e frymës që marrim, por me çastet kur mbetemi pa fryme.
Zgjodhi: Xh.V.


0 comments:

Post a Comment