12.4.14

Qun Lajqi - dedikuar {Faruk Begollit}

Kurrë më
S’do ta këndojmë,
Rrushën e Istogut 
(Aët jevgen e bardhë}
Për të cilën beçaria
I ladronte atllarët
Lugut e bregut
Ti Begu i vogël,
I Sefedin Begut
Kurrë më
S’do ta rrahim
Defin e saj
Si atë natë tetori,
As zamparet
S’do t’ia dridhim
As këngët më s’do
T’ia këndojmë
Te Qarshi Xhamia
N’Pejë, ditën e tregut
Ti Begu i vogël
I Sefedin Begut.
Ajo do të vazhdojë
T'i luajë duartë e holla,
Dhe duke i dridhur zamparet
Do ta përdredhë
Edhe rruazen e shpindës
E syrin halë do t'ua shkrepë
Beçarisë para defit të saj,
Por unë dhe ti
Kurrë më s’do të kërcejmë
Si atëherë kur xhironim n’Isniq
”Të ngujuarit” e Ekremit
Ti Begu i vogël
I Sefedin Begut.
Kurrë më,
S’do t’na rrembejë
Ai kujtim rinie
Për defin e Rrushën
Për gjuhën, syrin e gushën
As për vajin e nizamve
N’lahutën e Çunit
As qeshjet e studentave tu
“Talentave se jo mahi”
Si atë natë Kanjonit të Tarës
Derisa n’fytin e tharë
Po i zbraznim gotat me raki,
Se ti e kalove lumin
Gjurmët i le maje bregut
O Begu i vogël
I Sefedin Begut.



0 comments:

Post a Comment