25.4.14

Pavarsisht se opinion shqiptar, në të katër anët e globit i shpërndarë, do të donte të shihte kombëtaren kuqezi, pse jo edhe atë të Kosovës në një Kampionat Botëror të futbollit, megjthatë nuk mbetet i papërfaqësuar me futbollistë. Përndryshe, këtë herë, si asnjëherë deri më tani, madje c’prej se ekziston Kampionati Botërorë (Uruguai 1930), asnjëherë më shumë nuk është përfaqësuar me futbollistë sesa këtë vit., në “Brazili 2014”.

Jo ‘samba’ braziliane por valle shqiptare!

Kampionati Botëror që do të mbahet në Brazil, do të frymojë edhe shqip. Të paktën për ne, pasi që pritet të shohim plot nëntë zemra kuqezi në evenimentin më të madh të futbollit botëror.
Më tepër s’ka pasur kurrë, andaj ky botëror pritet të jetë më i veçantë për shqiptarët.
Bashkimi i Adnan Januzajt me Belgjikën e ka rrumbullaksuar në nëntë numrin e shqiptarëve që me shumë gjasë do të luajnë në botëror.
Shqiptar me bollëk pritet të ketë te Zvicra, ndërsa të tillë mund të shohim edhe te Gjermania e Kroacia. Kosovën përmes fanelës helvetike të Zvicrës do ta përfaqësojnë Xherdan Shaqiri, Valon Behrami e Granit Xhaka, ndërsa aty janë edhe tre futbollistët tjerë shqiptar me prejardhje nga Maqedonia, Blerim Xhemaili, Pajtim Kasami e Admir Mehmedi.
Arijan Ademi pritet të ftohet nga Kroacia, ndërsa ftesë nga njëri ndër favoritët për këtë botëror, Gjermania, mund të marrë edhe mbrojtësi i djathtë i Gjermanisë, Shkodran Mustafi, edhe pse ky i fundit ka më pak gjasa.

Të vetmit futbollistë shqiptarë që kanë marrë pjesë në një kampionat botërorë, ishin Adrian Kozniku me përfaqësueses Kroate në Kore e Japoni (2002) dhe Xherdan Shaqiri me Zvicren në “Afrika e Jugut 2010”, madje ky I fundit kishte atëbotë edhe një paraqitje të shkurtër në fushën e lojës.Xh.V.

0 comments:

Post a Comment